LAJMI I FUNDIT:

Ron Zaiti konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, thotë se ajo e fshiu këngën e tij me Semi Jaupaj nga YouTube

Ron Zaiti konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, thotë se ajo e fshiu këngën e tij me Semi Jaupaj nga YouTube

Që kur lansua bashkëpunimin e tyre për këngën “All You Lovin”, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj u përfolën edhe për një romancë.

Dyshja shtuan dyshimet edhe kur u panë në përqafim të njëri-tjetrit në dalje publike, por lidhja nuk u konfirmua nga asnjëra palë.

Por, më pas u tha se ata kanë ndarë rrugët dhe duke mos mjaftuar me kaq dueti i tyre tejet i suksesshëm u fshi nga YouTube.


Foto: Arkiv

Për këtë, Semi e fajësoj Ronin duke mos dhënë një arsye konkrete se pse kishte ardhur deri te një veprim i tillë.

Megjithatë, tani i ftuar në “Glamour Zone”, Zaiti ka folur rreth kësaj çështje duke sqaruar fshirjen e këngës nga platforma dhe gjithashtu shkëputjen e bashkëpunimit me ‘label’-in e Dafina Zeqirit.

Artisti tha se nuk bën më pjesë në kompaninë muzikore të këngëtares dhe se tani është vetëm.

Tutje, Roni u shpreh se nuk ishte vendimi i tij për fshirjen e këngës dhe se për këtë mban përgjegjësi këngëtarja Dafina dhe kompania e saj muzikore “Moneyz Music”.

Foto: Arkiv

“Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij. Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit, e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej YouTube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore”, tha artisti.

Të gjitha lajmet nga KF Gjilani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Kujtojmë që Roni kishte disa bashkëpunime edhe me Dafinën që u kthyen në hit, një nga to është “Murder on the dancefloor” që vazhdon të jetë në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori