LAJMI I FUNDIT:

Kur një gol ta ndryshon fatin e jetës – si i kushtoi me jetë shënimi i një goli spektakolar Christian Atsus

Kur një gol ta ndryshon fatin e jetës – si i kushtoi me jetë shënimi i një goli spektakolar Christian Atsus

Për një futbollist shënimi i një goli është diçka e veçantë, por edhe një gëzim i madh pasi në shpesh raste i jep ekipit të tij një fitore.

E goli i parë me ekipin e ri sigurisht që është një ndjenjë e veçantë, por Christian Atsun goli i parë e qoi në vdekje.

Ish-sulmuesi ganez iu bashkua skuadrës turke në shtator të vitit 2022, por që nuk luajti shumë.


Atsu realizoi golin e parë me fanellën e skuadrës turke më 5 shkurt, një ditë para tërmetit famëkeq që i solli vdekjen mijëra personave, por edhe vet atij.

Por goli i shënuar në minutën e 97-të ndaj Kasimpasas në fitoren 1-0 të Hatayspor, i ndryshoi fatin e jetës sulmuesit ganez.

31-vjeçari nuk kishte shumë hapësira dhe pas ndeshjes më 1 shkurt ndaj Gazientep kërkoi largimin nga skuadra, kërkesë që u pranua nga drejtuesit e klubit, por edhe nga trajneri Volkan Demiral.

Atsu kishte nxjerr biletën e aeroplanit për tu rikthyer në Francë dhe fluturimin e kishte më 5 shkurt në ora 23:00, vetëm gjashtë orë para tërmetit të tmerrshëm.

Por atë ditë ganezi ishte inkuadruar në lojë në sfidën ndaj Kasimpasas dhe shkëlqeu në ato tetë minuta, duke realizuar edhe një gol spektakolar për t’i dhënë fitoren ekipit të tij 1-0.

Ai gol solli shpresë për të qëndruar, pasi edhe trajneri Volkan Demirel i kërkoi qëndrimin dhe lojtari pranoi, duke anuluar biletën e avionit.

Por goli ndaj Kasimpasas doli që t’ia ndryshoj fatin e jetës Atsus, pasi ai vendosi të mbetej në Hatay vend ku gjeti edhe vdekjen.

Hatayspor konfirmon vdekjen e Atsu: Nuk do të harrojmë kurrë njeri i bukur
Lexo po ashtu Hatayspor konfirmon vdekjen e Atsu: Nuk do të harrojmë kurrë njeri i bukur

Ish-reprezentuesi ganez qëndroi nën rrënoja për 12 ditë, kur mëngjesin e ditës së sotme (18 shkurt) u nxjerr nga rrënojat trupi i tij i pajetë.

Atsu gjatë karrierës së tij ka luajtur në Portugali për Porton dhe Rio Aven, derisa në Angli për Chelsean, Everton, Bournemouth e Newcastle United, derisa provoi edhe aventurën holandeze me Vitessen e atë spanjolle me Malagan.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori