Qeveria e Kosovës është obliguar të paguajë mbi 100 mijë euro për paga dhe 4 mijë e 734 euro shpenzime të procedurës për 52 nëpunësit civilë që kishin ushtruar padi se ishin diskriminuar kur në vitin 2017 në mënyrë selektive ishin rritur pagat e një pjesë të stafit të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas vendimit që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” të 14 shkurtit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vërtetuar se e paditura përmes vendimit kontestues kishte rritur pagat e një pjese të stafit të Z. K në mënyrë selektive duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj më 20 dhjetor 2017 kishte vendosur që t’ua rriste pagat vetes, ministrave, këshilltarëve politikë dhe një pjesë të shërbyesve civilë. Në mesin e atyre që iu kishte rritur paga ishin edhe për zyrtarët e lartë në Zyrën Ligjore, Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Zyrën për Komunikim Publik, ku iu ishte caktuar paga bruto 800 euro.
Në këtë mënyrë, gjykata e shkallës së parë e ka aprovuar padinë e 52 nëpunësve civilë, të cilët kishin ushtruar padi ndaj Qeverisë se në mënyrë selektive ka ngritur pagat duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Nëpunësit civilë I.H, L.S, H.H, Sh.Z, R.M, F.B, Y.K-K, F.K, S.Z, S.Sh-B, J.X, A.K, B.U, B.G, N.A, N.X, A.Sh, A.K, A.S-I, T.R, B.M, S.D-K, K.S, H.C, V.K, Xh.M, P.Sh, N.R, H.B, Q.B-M, M.A, E.Sh-B, M.K, N.V, Z.B, Sh.H, M.B, Q.Z, A.P-R, A.M, S.G, R.J-K, Sh.G, K.B, B.Xh, A.A, V.S, L.Ç, A.E, Q.B, H.B dhe B.G kishin parashtruar padi kundër të paditurës Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga diskriminimi nga marrëdhënia e punës.
Përmes këtij aktgjykimi gjykata ka detyruar Republikën e Kosovës – Qeveria e Kosovës që për shkak të diskriminimit të bërë ndaj paditësve në emër të dëmit material për periudhën dhjetor/2017 deri në shkurt/2020 t’ua paguajë paditësve shumën e përgjithshme mbi 100 mijë euro dhe shpenzimet e procedurës prej 4,734.50 euro.
Në aktgjykim thuhet se gjykata duke u bazuar në nenin 1 paragrafi 3, nenin 3 par.1 dhe nenin 4 par 1dhe nenin 8 i dhe nenin 20 par.2 të Ligjit për Mbajtjen nga Diskriminimi ka ardhur në përfundim se e paditura me vendimin e lartcekur ku ka rritur pagat e një numri të caktuar të punonjësve në Zyrën e Kryeministrit ka shkelur të drejtat e paditësve duke bërë diskriminim të drejtpërdrejtë të paditësve.
“Kjo gjykatë vlerëson se ky aktgjykim është në pajtim me instrumentet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut e që janë të zbatueshme edhe në Republikën e Kosovës, bazuar ne nenin 22 te Kushtetutes”, thuhet në këtë aktgjykim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje