LAJMI I FUNDIT:

Kush ishin snajperistët e UÇK-së?

Kush ishin snajperistët e UÇK-së?

Llapi nuk kalohet në këmbë…/ As me ajrore nuk i bihet Llapit/ Në zemër të Dardanisë e keni Llapin/Llapin – palcë e Kombit/ Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin/ Llapin – kockë që të mbetet në fyt…

Në vargun e Ali Podrimes, e në luftën e fundit, Llapin, armiku nuk e gjeti fjetur.


Avni Ajeti, snajperisti i UÇK-së Zonës Opertative të Llapit ka thënë se “Luftëtari armën e ndërron por zemrën jo”.

Në veri e lindje, Llapit shpinën ia ruajnë malet, por në luftën e fundit, armiku kishte hyrë në thellësi.

Avni Ajeti ka shtuar se “Me snajper thash, që përafërsisht i kam 30-40 karikatorë. Më vonë e kam ndërruar e kam marrë mitrolezin, 52-sh. Edhe aty po e them me qindra pluma i kam gju, më vonë kam gju edhe me mortajë”.

Ndërmjet 23 e 27 dhjetorit të vitit 1998, Llapashtica ishte shndërruar në vend betejë, barbarizmi kundrejt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këmbëshpejt e symprehtë, djemtë si Avniu armikut i qëndronin afër.

Ajeti ka theksuar se “Në betejën e 24 dhjetorit, ku aty pozicionet me forcat armike ishin shumë të afërta, dhe diku në – 24 gradë, jam obligu me qëndru me katër-pesë orë duke tentu, sepse aty ranë dëshmorë shokët tonë dhe jemi kanë të obligum t’i mbulojë ata duke i tërhequr”.

Pos Llapashticës, Avni Ajeti që nuk kishte as 20 vjeç bashkë me shokët i bënin ballë armikut pëllëmbë për pëllëmbë e dhëmbë me dhëmbë. Pos rrëzë malit, me snajper vëzhgonte edhe nga kulmet e shtëpisë.

Snajperisti i UÇK-së Zonën Operative të Llapit ka theksuar se “Në një moment të caktuar unë kam qenë në një kulm të shtëpisë, dhe tashti a e kuptuan apo jo pozicionin tim, dhe unë e përdora armën shumë aty se ishte lëvizja shumë e kufizume. Dhe realisht aty e sulmuan shtëpinë me një predhë goxha të madhe”.

Në betejën e Kaçandollit, Ajeti tregon se armiku ishte tërbuar, për çka ndezi makinerinë e rëndë.

“Ata e kanë kuptu krismën e snajperit dhe pozicioni im ka qenë i sulmuar me predha, 120 milimetra, 80 milimetra, deri më kanë detyra me dalë prej pozicioneve nuk e kanë ndalur sulmin”, ka thënë tutje Ajeti.

Sokoli siç e thërrisnin shokët, tregon se pseudonimi i tij kishte rënë në veshin e ushtrisë serbe.

“Gjatë komunikimit në vija të frontit duke thirr: O Sokol o Sokol! Një ndër shokët që është plaguar, sepse armiku është afru afër edhe e ka thirr dhe Lulzim Namani është afru drejt vijave të frontit ku kanë qenë të pozicionuar serbët edhe ai serbi ka thirr: O Sokol, o Sokol! Ky ka mendu që është dikush prej shokëve tonë”, ka shtuar Avni Ajeti.

Ky është rrëfimi i snajperistit që i bënte roje kësaj zone, pararojë një zone tjetër.

Krah të luginës së Llapit, rrëzë majës së Kopaonikut, atje ku shtrihen malet e Shalës së Bajgorës, ishte terren i një snajperisti tjetër.

Sefer Shyti, snajperist i UÇK-së Zonës Operative të Shalës ka thënë se “Jemi pozicionu tek pishat në Liqej, të ju them të drejtën distanca kur kanë ardhë serbët, si me thënë vija e kuqe ku vëzhguesit e OSBE-së nuk i kanë leju serbët me vazhdu tutje ka qenë maksimumi 30 metra. Kemi qenë të maskuar kemi qenë të gatshëm që në çdo rast që nëse e kalojnë pjesën ku jemi marrë vesh me pjesëtarët e OSBE-së, nëse e kalojnë atë pikë me fillu menjëherë betejën”.

Përpos këtu zëvëndëskomandant i njësive special, snajperisti Sefer Shyti, kujton edhe betejën e Shipolit. Distanca ishte e afërt e luftimet bëheshin shumë në distancë të vogël e në zona të banuara.

Sefer Shyti ka thënë se “Kam marrë armën jam ngjitur në një shtëpi aty ka qenë pranë asaj shtëpisë së vogël edhe e kam vendosur armën kam fillu me vëzhgu terrenin. E kam vërejtur se një tjegull në kulmin e një shtëpije ka qenë e larguar edhe e kam pa shumë mirë kur polici serb e ka vendos snajperin e vet. Atëherë e kam goditur me nja 3-4 pluma edhe më nuk ka pasur gjuajtje”.

Për luftën që nuk mund ta bënin kundër UÇK-së, e bënin kundër civilëve. Por ushtria serbe pos që kryente masakra, ia kishte mësyer pikave strategjike. Më 9 mars 1999 po niset drejt masjes së Qyqavicës, por jo pa e kaluar Oshlanin. Aty ishin stacionuar njësitë special të Zonës së Shalës.

Snajperisti i UÇK-së Zonës Operative të Shalës ka shtuar se “Në momentin kur jemi tërhequr prej luftimeve për arsye se është terru edhe nuk kemi pasur mundësi me luftu, i kam pasur dy snajperë në kurriz. E kam pasur snajperin tim, edhe snajperin e komandantit….Unë kam qenë i pari në kolonë, dhe aty duke festuar që kemi festuar të gjithë papritmas ka shpërthyer një predhë”.

Shyti i plagosur kishte gjasa minimale të shpëtonte. Me gjithë ato plagë, u dërgua e u operua në Likovc. Nga aty me plagë në trup u rikthye pranë shokëve, në Oshlan në bazë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori