LAJMI I FUNDIT:

I priu ekipit ligjor të Kosovës në GJND, Kurti takon ekspertin britanik Michael Wood

I priu ekipit ligjor të Kosovës në GJND, Kurti takon ekspertin britanik Michael Wood

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.

Kryeministri Kurti e falënderoi Wood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.

“Opinioni këshillëdhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës, andaj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Gjatë takimit kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë.

Ai diskutoi me Wood edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut, për të cilin kryeministri tha se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë kontruktive dhe kreative në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Në këtë takim, Wood shoqërohej nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori