LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar nga prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.


“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ka thënë Abazi, raporton Telegrafi.

Abazi: Kurti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti, unë s'kam votë kundër kësaj qeverie
Lexo po ashtu Abazi: Kurti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti, unë s'kam votë kundër kësaj qeverie

Po ashtu Abazi pyeti se si është e mundur që të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti mos të thotë asnjë gjë.

“Ne as si shoqëri, si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrimë të heshtur përball një procesi të këtillë. Të gjithë duhet ta kryejmë punën që na takon. IML-ja është e monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi se kush i ka nxjerr mostrat dhe janë zhdukur, rrjedhimisht porosia ime për Haxhiun është që të kryej punën e saj si ministre, që ka obligim si ministre para Kuvendit të Kosovës “, tha ndër të tjera Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori