LAJMI I FUNDIT:

Thierry Henry shpjegoi në mënyrë të përsosur pse Man City po vuan edhe me Haalandin në skuadër

Thierry Henry shpjegoi në mënyrë të përsosur pse Man City po vuan edhe me Haalandin në skuadër

Ish sulmuesi i famshëm francez dhe një nga legjendat e Ligës Premier, Thierry Henry, ka folur në emisionin kushtuar Ligës së Kampionëve për CBS Sports, ku ka ofruar një analizë interesante, e cila ka të bëjë me Erling Haalandin dhe Manchester Cityn.

Edhe pse sulmuesi norvegjez po thyen të gjitha rekordet e golave, Man City është në vështirësi dhe është gjashtë pikë prapa Arsenalit që është në krye të tabelës dhe shumë po pyesin nëse ardhja e tij ishte një vendim i mirë.


“Haaland lëviz gjithmonë në të njëjtën mënyrë, por jo të gjithë mund ta gjejnë atë si Kevin De Bruyne. Një lojtar si Bernardo Silva preferon të afrohet me të dhe të luajë një pasim të dyfishtë. Haaland duhet të fillojë të mendojë se si mund t’i ndihmojë lojtarët, jo vetëm se si mund ta gjejnë atë para portës”.

“Kur Man City është një ekip më i fortë, nuk ndihet aq shumë. Megjithatë, në ndeshjet e mëdha është problem. Ai nuk është shpesh me topin, nuk mund ta arrijë atë. Në këto situata, ai duhet të mendojë për lëvizjen që lojtari me top ka nevojë”, ka thënë Henry.

Askush si Haaland, norvegjezi vendos rekord absolut të golave në Ligën Premier
Lexo po ashtu Askush si Haaland, norvegjezi vendos rekord absolut të golave në Ligën Premier

I pyetur nga Micah Richards nëse Kane ishte sulmuesi më i kompletuar pavarësisht se Haaland tashmë ka shënuar 25 gola në kampionat, Henry iu përgjigj edhe kësaj pyetje.

“Unë e kuptoj argumentin e golave, por ne e dimë se Man City fitoi ligën pa golat e tij (Haaland)”.

“Alan Shearer mban rekordin për numrin e golave, dhe ai fitoi vetëm një titull. Kane shënoi shumë, por ai nuk fitoi asgjë. Nuk ka të bëjë vetëm me golat. Ka të bëjë me atë që mund t’i sillni ekipit tuaj për tu bërë ekipi më i mirë. Ata u ndalën me Haalandin, nuk janë siç ishin”.

Mund mos ta ketë fituar Kupën e Botës, por Ronaldo e lë shumë mbrapa Messin me gola për klubin dhe vendin
Lexo po ashtu Mund mos ta ketë fituar Kupën e Botës, por Ronaldo e lë shumë mbrapa Messin me gola për klubin dhe vendin

“Ata luajtën në një mënyrë të caktuar. Ju nuk e dinit se nga vinte rreziku. Ata janë ende të vështirë për t’u ndalur, por janë më të parashikueshëm”, ka thënë Henry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori