LAJMI I FUNDIT:

Putin ndërtoi një rrjet të fshehtë hekurudhor – trenat po i preferon para aeroplanëve shkaku i frikës

Putin ndërtoi një rrjet të fshehtë hekurudhor – trenat po i preferon para aeroplanëve shkaku i frikës

Një rrjet sekret hekurudhor raportohet se të dërgon në rezidencat kryesore të presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi “Dossier Centar”. Supozohet se Putini filloi të favorizojë transportin hekurudhor për arsye sigurie.

Në vjeshtën e vitit 2022, një stacion hekurudhor u zbulua pranë fshatit Dolgie Borody në Parkun Kombëtar Valdai, vendbanimi më i afërt me rezidencën e Putinit. Tre banorë vendas thanë se stacioni dhe linja speciale hekurudhore janë ndërtuar vetëm për kreun e shtetit dhe rojet nuk lejojnë askënd t’i afrohen gardhit.

Më parë, hekurudha pranë Valdait ishte në gjendje të tmerrshme, treni në të mund të lëvizte me një shpejtësi prej 15-25 km/h. Kur filluan përgatitjet për riparimin e hekurudhës drejt rezidencës në Valdai, fillimisht u rinovua ajo ekzistuesja. Sipas imazheve satelitore, stacioni dhe hekurudha janë ndërtuar në vitin 2019.


Stacioni i dytë në Novo-Ogarjovo u shfaq në vitin 2015. Ndodhet 400 metra nga rezidenca në Podmoskovlje. Toka nën stacion u morr nga një pronar privat dhe iu dha Shërbimit Federal të Mbrojtjes me vendim të kryeministrit të atëhershëm rus, Dmitry Medvedev.

Për të ndalur trenat në rezidencën e tretë në Sochi “Bocharov Ruchey” në vitin 2017 u shfaq një linjë e re hekurudhore, i cili fshihet prej një gardhi të lartë.

Treni i blinduar i Putinit është i vendosur në depon e stacionit Moskva-Kalanchevskaya, ku ka një stacion të mbyllur për VIP-at. Ky stacion special është ende duke punuar, rrethoja e lartë është përforcuar me tela me gjemba. Në vitin 2017, një rrugë e re u vendos direkt në platformën e stacionit VIP në Kalançevka. Treni special i presidentit i përket kompanisë Grand Service Express, e cila është e lidhur me mikun e ngushtë të Putinit, Yuri Kovalchuk.

Putin filloi të udhëtonte më shpesh me tren të blinduar në vend të aeroplanit, veçanërisht që nga vjeshta e vitit 2021, kur ushtria ruse filloi të përgatitej në mënyrë aktive për pushtimin e Ukrainës. Pas fillimit të luftës, ai e shfrytëzon atë gjithnjë e më shpesh.

Putini mund të ketë favorizuar trenin e blinduar për arsye sigurie. Ndryshe nga një aeroplan, është më e vështirë të gjurmosh një tren sepse nuk ka shërbime të gjurmimit të trenave të pasagjerëve në kohë reale. Treni i blinduar ka një dhomë fjetjeje dhe një për punë dhe një lokomotivë speciale. Nga jashtë, treni i blinduar është i ngjashëm me një tren të zakonshëm ndërsa pajisjet speciale janë instaluar në çati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Kalo në kategori