LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Kasami: Sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një publikimi ka bërë të ditur se sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

“Pas mobilizimit disa ditor në qytetin e Tetovës për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga tërmeti tragjik, sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma, si veshmbathje, batanije dhe ushqim.

Falënderim i veçantë për të gjithë ata vullnetar që kontribuan për t’ju dal në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.


Fatkeqësi të tilla mos u përsëritëshin asnjëherë!”, ka shkruar Kasami.