LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë në Prishtinë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën nga mëngjesi deri në mesditë do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve në hyrje të rrugëve që çojnë te Stadiumi i Prishtinës.

Sipas Policisë ndërpritet qarkullimi i automjeteve si nga hyrja e rrugës “Luan Haradinaj”, e cila qon te stadiumi, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate drejt stadiumit. Gjithashtu, nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër

Krejt kjo për shkak se nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.


Sipas njoftimit, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’iu drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori