LAJMI I FUNDIT:

Bayerni largohet nga gara për Kolo Muanin, shkak çmimi shumë i lartë i tij

Bayerni largohet nga gara për Kolo Muanin, shkak çmimi shumë i lartë i tij

Randal Kolo Muani padyshim që është lojtari më në formë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi francez ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Gjermani duke shënuar e asistuar pa fund.


24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 28 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 14 gola e ka 14 asistime.

Edhe pse flitej për një interesim të madh të Bayernit për sulmuesin francez, kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk do të bëj përpjekje për të nënshkruar me të.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, bavarezët nuk do të nënshkruajnë me francezin shkaku çmimit tij të lartë prej 100 milionë eurove.

Frankfurti ia cakton çmimin e largimit, tre gjigantët evropianë pas Kolo Muanit
Lexo po ashtu Frankfurti ia cakton çmimin e largimit, tre gjigantët evropianë pas Kolo Muanit

“Jam i lumtur për Krosche dhe Hardung (drejtuesit e Frankfurtit), që kanë një sulmues kaq të mirë, por ne nuk do ta transferojmë Kolo Muanin”, ka thënë trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shprehur dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester United, që janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat e Frankfurtit për yllin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori