Pasojat e ngrohjes globale çdo vit po bëhen gjithnjë e më të dukshme: rritja e temperaturave, zjarret dhe shkrirja e akullnajave.
Prandaj shkencëtarët po punojnë në skenarë të ndryshëm për të parandaluar fatkeqësitë edhe më të mëdha në të ardhmen, dhe një prej këtyre skenareve është hedhja e një lloj pluhuri nga Hëna.
Kjo ide u prezantua nga astrofizikanët, Ben Bromley dhe Scott Kenyon si dhe shkencëtari i shkencave kompjuterike, Sameer Khan.
Edhe pse është një lloj mase ekstreme, plani i tyre ndoshta është më pak i rrezikshëm dhe ka kosto më të ulët, sesa shumë strategji të tjera “emergjente”, shkruan sciencealert.
Për shkak të rritjes së sasisë së dioksidit të karbonit, ndodh efekti serë, domethënë nxehtësia grumbullohet në atmosferë.
Zgjidhja më logjike për këtë problem do të ishte ulja e emetimeve të gazeve serë, transmeton Telegrafi.
Por, ngrohja globale mund të frenohet, sado e çmendur që tingëllon kjo ide – projekti masiv inxhinierike do të devijonte një pjesë të rrezeve të diellit përpara se ato të arrinin në Tokë.
Ekspertët kanë sugjeruar tashmë lëshimin e disa grimcave të dioksidit të squfurit në atmosferë.
Megjithatë, sado praktike dhe e leverdishme të jetë në aspektin ekonomik, kjo lëvizje mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin tonë.
Prandaj Bromley, Khan dhe Kenyon llogaritën sesa pluhur në hapësirë do të nevojitej për të bërë të njëjtën punë si grimcat e dioksidit të squfurit (pa ndotur planetin tonë). Ata erdhën në përfundim se duheshin 10 miliardë kilogramë pluhur “për t’i krijuar një hije tokës”.
Duke vlerësuar “hijen” e krijuar nga lloje të ndryshme të materialeve, ndikimin e forcave gravitacionale, presionin e rrezatimit të diellit, studiuesit llogaritën cilësinë dhe sasinë e nevojshme të grimcave shkëmbore që nevojiten për të zvogëluar për 2 për qind rrezatimin e diellit.
Ata zbuluan se një re e tillë prej pluhuri do të shpërndahej shumë shpejt dhe për këtë arsye do të kërkoheshin burime të vazhdueshme të materialit.
Nga ana tjetër, ata nuk do të hasnin në ndonjë problem të madh nëse diçka nuk do të shkonte mirë; do të prisnim vetëm një javë apo pak më shumë që pluhuri të zhdukej dhe gjithçka do të dukej si më parë.
Shkencëtarët kanë treguar se një re e tillë mund të krijohet nga gërmimet, minierat dhe nxjerrja e materialit nga Hëna.
Domethënë, nëse lëshojmë saktësisht dhe vazhdimisht pluhur nga një stacion hënor i vendosur në pozicionin e duhur, midis Diellit dhe Tokës, ne mund të kemi temperatura më të ulëta në mënyrën më ekonomike; të paktën derisa të reduktojmë emetimet e gazrave të dëmshme.
“Një qasje më e thjeshtë është nxjerrja e pluhurit nga sipërfaqja hënore, e cila do të siguronte një hije për disa ditë ose më shumë. Hedhja e pluhurit nga Hëna ka një avantazh në krahasim me Tokën, pasi një sasi e tillë e pluhurit tashmë gjendet dhe është e disponueshme në këtë satelit, ndërsa ka edhe më pak energji kinetike që kërkohet për të arritur tek një orbitë e mbrojtur nga dielli”, shkruajnë shkencëtarët në hulumtimin e tyre.
Nëse projekte të tilla duhet ndonjëherë të vihen në tryezë dhe të konsiderohen seriozisht, do të varet nga ajo që do të mësojmë në dekadat e ardhshme, thonë shkencëtarët.
Nga fundi i shekullit, rritja e nivelit të detit, valët e të nxehtit, rrymat e oqeanit dhe ngjarjet ekstreme të motit mund të na bëjnë të kërkojmë një ‘vullkan’ artificial të pluhurit të hënës për të shpëtuar lëkurën tonë.
Ndryshe, hulumtimi i titulluar ‘Pluhuri si një mburojë diellore’, u botua në revistën PLOS Climate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker