Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të enjten ka arsyetuar propozimin e këtij subjekti politik që vlera e koeficientit të jetë 125 euro.
Para deputetëve, Abdixhiku ka thënë se me të ardhur LDK-ja në qeverisje vlera e koeficientit do të jetë 125 euro.
“E para inflacioni që po flasim tash e dy vjet nuk është inflacioni faji i punëve tona vendore, është i importuar, sepse është krizë globale, por vendimet dhe veprimet tona përcaktojmë se si përballemi si shtet për qytetarët e vendit. Dhe me 125 euro koeficientin ne e përbëjmë këtë përballueshmëri ky zotëria dhe këta zotërinjtë e kanë rritur nivelit e përgjithshëm e pagave për 17% kaq kanë thënë”.
“Pra, kaq është rritur më pak se sa që ka pas inflacion mesatare nuk mund të mburremi me një gjendje të tillë… Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficienti do të jetë 125 është i mundshëm është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm dhe prapë i pamjaftueshëm për krizën që po kalon Kosova”, u shpreh i pari i LDK-së.
Ai madje ironizoi me ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se mendja nuk ia ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të mbajë ligjërata për ekonomi në Kuvend.
“Nuk dua ta ofendoj ministrin e Financave por mendja nuk ma ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të duhej të mbajë ligjërata këtu për ekonomi në Kuvend të Kosovës dhe atë pasi kam dëgjuar ministrinë e Financave në vitin 2023…Prej ditës së parë që është ulur aty deri më sot thotë se është rritur inflacioni 11.6% sepse nuk e kupton dallimin bazik në ekonomi inflacioni vit për vit prej inflacionit periodik prej ditës që ke ardhur ti në pushtet dhe ai inflacion është 20% sipas ASK-së“, tha ai./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A