LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic kthehet nga lëndimi dhe fillon me deklarata bombastike: Jam akoma Zoti, jam akoma numri një

Ibrahimovic kthehet nga lëndimi dhe fillon me deklarata bombastike: Jam akoma Zoti, jam akoma numri një

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer pas një lëndimi që e mbajti për kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.

Sulmuesi suedez është i gatshëm për të premten, ku Milani përballet me Torinon në San Siro dhe ai pritet të jetë një ndihmesë e madhe për trajnerin Stefano Pioli.


41-vjeçari si gjithmonë vjen me deklarata bombastike, duke thënë se është ende numri një dhe do të ndryshojë muzika me rikthimin e tij.

“Jam akoma Zoti, jam akoma numri një. Tani do të kthehem dhe do të ndryshojë muzika. Kam shumë dëshirë, dua të bëj shumë gjëra, ato që kam humbur në këto 7-8 muaj. Kam humbur kohë”, tha suedezi.

Tutje Ibra foli edhe për krizën e Milanit, duke thënë se duhet të flasin pak dhe vlerat t’i tregojnë në fushë.

“Nuk jam i shqetësuar për krizën, janë momente normale gjatë një kampionati. Tani duhet të flasim pak dhe të tregojmë në fushë vlerën tonë”, vazhdoi tutje Ibrahimovic.

Ibrahimovic foli edhe për kritikat për të, duke thënë se është mësuar tanimë me to pasi është numri një.

“Kritikat janë normale, sepse nëse nuk të kritikojnë nuk je në majë. Mua më kritikojnë prej 25 vitesh ngaqë jam numri një, jam mësuar. Jam mirë, shumë mirë”.

“Jam bashkuar me grupin dhe ndihem i lirë në fushë dhe jashtë. Kjo do të thotë që jam mirë. Gjatë kësaj periudhe kam bërë gjithçka për të ndihmuar trajnerin, stafin dhe klubin nga jashtë. Kisha durim sepse duhet të rikthehem në formën optimale, rikuperimi po shkon sipas planeve”, përfundoi suedezi.

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori