LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti çeçen i kërkuar për krime lufte në Ukrainë, në krye të ekipit rus të kërkim-shpëtimit që u dërgua në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

Ish-komandanti çeçen i kërkuar për krime lufte në Ukrainë, në krye të ekipit rus të kërkim-shpëtimit që u dërgua në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

Daniil Martynov është i cili u përshkruar nga shërbimit sekret i Ukrainës, SBU, si kreu i trupave të Gardës Nacionale në Republikën e Çeçenisë, është përgjegjës për trajnimin e personelit ushtarak të Ramzan Kadyrovit, raporton CNN.

SBU pretendon se Martinov kishte arritur në spitalin psikiatrik të qytetit ukrainas të pushtuar Borodianka në mars të vitit të kaluar. Me urdhër të tij, “afro 500 persona ishin marrë peng (pacientë, punonjës të spitalit dhe banorët lokalë), përfshirë edhe mbi 100 pacient tjetër që ishin të shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Ai akuzohet për krime lufte.


Gjithashtu ukrainasit pretendojnë se spitali ishte shndërruar në poligon për stërvitje, dhe se Matynov akuzohet për shkelje të ligjeve të luftës, abuzim me të burgosur të luftës dhe civilë, transmeton Telegrafi.

CNN kishte raportuar për pushtimin e qytetit dhe spitalit në mars të vitit të kaluar, ndërsa drejtoresha e spitalit psikiatrik Maryna Hanitska tha për Meduzën ruse, se rusët tërë oborrin e spitalit e kanë mbushur me mina.

Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin
Lexo po ashtu Pas Londrës, Zelensky për vizitë në Paris – takohet me Macronin dhe Scholzin

“Një ushtar qëndroi para meje dhe u prezantuar. Tha se quhet Daniil Martynov, kolonel i ushtrisë ruse. Ai tha se nëse sillemi mirë, do të jetojmë, nuk do të na vrasin apo lëndojnë”, tha ajo për Meduza.

“Tani do të realizojmë një video të shkurtër, në të cilën do të na falënderosh dhe më pas do të lëmë të lirë, do të jesh nën mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin. E kur i pyeta se për çfarë duhet t’i falënderojë? Ai mu afrua më shikoi në tha dhe tha ‘fakti që je akoma gjallë, mjafton’”, shtoi ajo.

Martynov është emëruar së fundmi si këshilltar në Ministrinë e Situatave Emergjente dhe është në krye të ekipit të kërkim-shpëtimit që u dërgua në Turqi për t’i dalë në ndihmë popullit turk në nxjerrjen e të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori