LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Qeveria kineze po e përdorte balonën për të “mbikëqyrur vendet strategjike” në SHBA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Qeveria kineze po e përdorte balonën për të “mbikëqyrur vendet strategjike” në SHBA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Oqeanin Atlantik të shtunën po përdorej nga qeveria kineze “për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara kontinentale”.

Presidenti amerikan Joe Biden i dha autorizimin Pentagonit të mërkurën për ta rrëzuar balonën “sapo misioni të mund të realizohej pa rrezik të panevojshëm për jetën e amerikanëve nën shtegun e balonës”, tha Austin në një deklaratë pasi ushtria rrëzoi avionin të shtunën, transmeton Telegrafi.


“Departamenti i Mbrojtjes zhvilloi opsione për të rrëzuar balonën në mënyrë të sigurt mbi ujërat tona territoriale, duke monitoruar nga afër rrugën e saj dhe aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës”, vazhdoi Austin, duke shtuar se liderët ushtarakë u koordinuan me qeverinë kanadeze në mision.

SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze - pamjet tregojnë momentin e shpërthimit
Lexo po ashtu SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze - pamjet tregojnë momentin e shpërthimit

“Veprimi i sotëm i qëllimshëm dhe i ligjshëm tregon se presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të vënë gjithmonë sigurinë e popullit amerikan në radhë të parë duke iu përgjigjur në mënyrë efektive shkeljes së papranueshme të sovranitetit tonë nga Republika Popullore e Kinës”, tha Austin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori