LAJMI I FUNDIT:

Japonia do të kufizojë eksportet e makinerive të prodhimit të çipave në Kinë

Japonia do të kufizojë eksportet e makinerive të prodhimit të çipave në Kinë

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News gjatë së shtunës raportoi se qeveria e vendit do të fillojë të vendosë kufizime mbi eksportin e makinerive për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar në Kinë.

Kufizimet do të fillojnë në pranverë, pasi që Japonia të ndryshojë një ligj të këmbimit valutor për të lejuar ndryshimin


Rregullorja e re nuk do të përmend Kinën në mënyrë specifike në një përpjekje për të zvogëluar rrezikun e hakmarrjes nga Pekini, thuhet në raportin e Kyodo, pa treguar se ku e ka marrë informacionin, transmeton Telegrafi.

Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës
Lexo po ashtu Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës

Japonia dhe Holanda kanë rënë dakord të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në ndalimin e dërgesave të pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve të prodhuara nga Nikon Corp dhe ASML Holdings.

Ky vendim erdhi pas një përpjekje për të ndaluar Kinën në zhvillimin e çipave të avancuar që mund të përdoren për të rritur fuqinë e saj ushtarake, thanë burimet për Reuters, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave vendore.

Megjithatë, vetëm Uashingtoni zyrtar e ka pranuar ekzistencën e kësaj marrëveshje mes të tre vendeve, dhe ende nuk ka dhënë detaje mbi atë se cilat mjete do të jenë të kufizuara në eksport. /Telegrafi/