LAJMI I FUNDIT:

Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës

Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës

Japonia dhe Holanda do t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e ndalesave të çipave ndaj Kinës, raporton Bloomberg.

Qëllimi i kësaj është “goditja ndaj ambicieve të Pekinit për ndërtimin e kapaciteteve të saj për prodhimin e çipave vendor”, kjo sipas burimeve të gazetës.


Kompania holandeze ASML Holding VL do të ndalohet që të transferojë makineritë të litografisë me ultravjollcë të thellë që përdoren për prodhimin e çipave, dhe kufizime të ngjashme do të vendosen për kompaninë japoneze Nikon Corp, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Japan and Netherlands are joining the US in chip restrictions on China

Përpjekja e përbashkët është një zgjerim i politikës së presidentit amerikan Joe Biden për të kufizuar aftësinë e Kinës për të prodhuar dhe zhvilluar gjysmëpërçuesit e saj, të cilat përdoren për inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive në ushtri, por do të ndikojë gjithashtu edhe në industrinë e teknologjisë celulare.

Prodhuesit e pajisjeve amerikane u ankuan se pengimi i vetëm kompanive amerikane nga tregtia me Kinën po ndikon në konkurrencën e tyre, gjë që çoi në rishqyrtimin e qeverisë holandeze dhe japoneze se si ASML, së bashku me Tokyo Electron, po eksportojnë makineri të tilla.

Japan and Netherlands are joining the US in chip restrictions on China

Peter Wennink, drejtor ekzekutiv i ASML, paralajmëroi se kontrolli i udhëhequr nga SHBA-ja mbi eksportin e makinerisë të litografisë eventualisht do ta shtynë Kinën që të zhvillojë teknologjinë e saj të avancuar. “Do të marrë pak kohë, por eventualisht, ata do të arrijnë në atë pikë”, deklaroi ai. /Telegrafi/