LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’

Bebe Rexha mori pjesë në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ të organizuar nga BMG, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles të mërkurën.

Artistja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë, Adam Lambert.

Kantautorja me origjinë shqiptare u ngjit në skenën kryesore të ngjarjes për të performuar për të pranishmit e tjerë, shkruan DailyMail.


Rexha ka veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit.

E fshehur vetëm pas një mbulese, Bebe Rexha nxit imagjinatën e fansave me imazhet e saj të fundit
Lexo po ashtu E fshehur vetëm pas një mbulese, Bebe Rexha nxit imagjinatën e fansave me imazhet e saj të fundit

Veshja epërmbante gjithashtu një pjesë të poshtme me thekë që tregonte kofshët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja qëndronte e sigurt mbi një palë këpucë me taka të larta që përputheshin me tonin dominues të veshjes së saj.

Pamjes i dhanë pak shkëlqim edhe vathët prej argjendi që shkëlqenin.

Flokët e saj bjonde ishin lënë të lirshme mbi supe dhe i dhanë pak ngjyrë veshjes së saj të errët.

Bebe Rexha takohet me shqiptarin e famshëm, grimerin e Kim Kardashianit - Mario Dedivanoviç
Lexo po ashtu Bebe Rexha takohet me shqiptarin e famshëm, grimerin e Kim Kardashianit - Mario Dedivanoviç

Paraqitja e Rexhës në këtë event ndodhi vetëm disa javë pasi bashkëpunimi i saj me David Guettan, i titulluar “I’m Good (Blue)”, arriti të renditej në vendin e parë në top-listën e ‘Billboard Pop Airplay’.

Kënga, e cila është një ripërpunim i hitit të famshëm “Da Ba Dee” të vitit 1998 interpretuar nga grupi Eiffel 65, Blue (Da Ba Dee), u publikua fillimisht gushtin e kaluar.

Këngëtarja shqiptare dhe producenti francez kishin bashkëpunuar në disa këngë në të kaluarën, ku disa prej tyre u bënë hite më vete.

Dyshja kishin punuar më parë në këngën “I’m Good (Blue)” dhe e kishin lënë atë në raft për disa vite përpara se Guetta ta lëshonte për herë të parë publikisht në një koncert në vitin 2017.

Kënga nuk u bë shumë e njohur përpara se një përdorues i TikTok të publikonte një pjesë të këngës në një video që u shpërnda verën e vitit të kaluar.

Pasi videoja shkoi virale, Rexha dhe Guetta iu përveshën punës dhe e publikuan bashkëpunimin më 26 gusht.

Në një intervistë të fundit, Bebe Rexha tregoi se pse mendonte që kënga ishte bërë e njohur me dëgjuesit dhe iu kishte pëlqyer kaq shumë.

“Unë mendoj se njerëzit duan të ndiejnë atë nostalgji të viteve 2000, veçanërisht pas tre viteve të një pandemie dhe të ngujuarit në shtëpitë e tyre”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin

Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin

Magazina
Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos

Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

Kalo në kategori