LAJMI I FUNDIT:

BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Zyra e Bashkimit Evropian sot është deklaruar lidhur me çështjen e shpronësimit në Leposaviq, saktësisht shpronësimit në zonat kadastrale, Dren dhe Leshak.

Kjo ka të bëjë me tokën që ishte caktuar për shpronësim nga Qeveria e Kosovës me një vendim që ishte marr më 16 janar të vitit 2023.


Zëdhënësi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon në një deklaratë për Telegrafin tha se është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet i formës së prerë.

Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit
Lexo po ashtu Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit

“Bashkimi Evropian i kërkon Qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të tokave të respektohen plotësisht”, tha Gaon për Telegrafin.

Ndryshe, Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë se tokat po iu “sekuestrohen”.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 16 janar të këtij viti ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, komuna Leposaviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori