LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Bashkimi Evropian planifikon pako të re sanksionesh kundër Moskës

Ursula von der Leyen: Bashkimi Evropian planifikon pako të re sanksionesh kundër Moskës

Bashkimi Evropian (BE) planifikon pakon e re të sanksioneve kundër Moskës, në prag të 1-vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë, ka bërë të ditur sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kiev së bashku me zyrtarë tjerë të lartë të BE-së.

“Deri më 24 shkurt, pikërisht në 1-vjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, kemi për qëllim që të vendosim pakon e dhjetë të sanksioneve”, shtoi von der Leyen gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.


Sanksionet aktuale “kanë dobësuar ekonominë ruse”, theksoi von der Leyen në Kiev, duke bërë të ditur se kufizimi i çmimit të naftës në, i ka kushtuar Moskës rreth 160 milionë euro në ditë.

Presidentja e Komisionit Evropian falënderoi përpjekjet e Kievit për ta luftuar korrupsionin në Ukrainë, që është një prej çështjeve kyçe për të ardhmen e këtij vendi dhe anëtarësimin në BE.

Ndryshe sot në Kiev kanë udhëtuar zyrtarët më të lartë të BE-së, ku janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kabinetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori