LAJMI I FUNDIT:

Alves ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë pajisje gjurmimi nëse lirohet me garanci

Alves ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë pajisje gjurmimi nëse lirohet me garanci
(Fotomontazh: Daily Mail)

Futbollisti brazilian, Dani Alves, ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë një pajisje gjurmuese nëse lirohet në pritje të hetimit për sulm seksual – kanë thënë avokatët e tij në një apel të paraqitur në një gjykatë spanjolle këtë javë.

39-vjeçari u ndalua përkohësisht në janar, pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një femre që supozohej të ketë ndodhur në një klub nate më 30 dhjetor të vitit të kaluar.


Një gjykatës urdhëroi që lojtari veteran të burgosej pa lirim me kusht, pasi analizoi hetimin fillestar nga autoritetet dhe e dëgjoi dëshminë nga Alves, nga viktima e supozuar dhe nga një dëshmitar. Futbollisti ka mohuar çdo keqbërje.

Pas skandalit të sulmit seksual dhe tradhtisë, gruaja e Dan Alves paraqet kërkesën për divorc
Lexo po ashtu Pas skandalit të sulmit seksual dhe tradhtisë, gruaja e Dan Alves paraqet kërkesën për divorc

Në apelin e siguruar nga Associated Press, braziliani është shprehur i gatshëm të raportonte në gjykatë dhe tek autoritetet sa herë që kërkohej, përfshirë çdo ditë, dhe të mos largohej nga Spanja.

(Foto: EPA)

Ai nuk do të afrohej më shumë se 500 metra nga akuzuesja, shtëpia ose vendi i saj i punës, dhe nuk do të komunikonte me të për asnjë çështje.

Mbrojtja e Alves: Pamjet e videove “mohojnë rrënjësisht” versionin e viktimës
Lexo po ashtu Mbrojtja e Alves: Pamjet e videove “mohojnë rrënjësisht” versionin e viktimës

Dani do të pranonte të mbante një pajisje gjurmimi që i lejon autoritetet ta monitorojnë vazhdimisht vendndodhjen e tij për t’u siguruar që ai të përmbushë detyrimet e tij.

Përveç dorëzimit të dokumenteve të udhëtimit tek autoritetet, Alves do të paguante garancinë në shumën e përcaktuar nga gjyqtari.

Gjykatësi e kishte mohuar lirimin me kusht të Alves, për shkak se konsiderohej se ishte rrezik se ai mund të ikte. /Telegrafi/

Pjesë nga deklarata e viktimës së pretenduar të Alves dhe detaje nga ajo që thuhet të ketë ndodhur gjatë sulmit të supozuar
Lexo po ashtu Pjesë nga deklarata e viktimës së pretenduar të Alves dhe detaje nga ajo që thuhet të ketë ndodhur gjatë sulmit të supozuar

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori