LAJMI I FUNDIT:

Një grup i aktivistëve pro-Kremlinit në Gjermani, kishin dhënë para për pajisjet e ushtrisë ruse

Një grup i aktivistëve pro-Kremlinit në Gjermani, kishin dhënë para për pajisjet e ushtrisë ruse

Një grup aktivistësh pro-rusë në Gjermani, dhuruan fonde për një divizion të ushtrisë ruse që luftonte në Ukrainë dhe paratë u përdorën për blerjen e radiolidhjeve, kufjeve dhe telefonave, sipas një oficeri të divizionit dhe mesazheve nga organizatorët e grupit, raporton Reuters.

Çifti Elena Kolbasnikova dhe Max Schlund, i dorëzuan oficerit personalisht shumën prej 500 eurosh (540 dollarë) në fund të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Mesazhet e tyre tregojnë se ata e dinin për paratë e paguara për pajisjet e telekomunikacionit – pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian që kufizojnë furnizimin me pajisje të tilla për ushtrinë ruse.


Historiani britanik: Putini do ta ketë të vështirë ta fitojë luftën në Ukrainë, e edhe më të vështirë t’i japë fund
Lexo po ashtu Historiani britanik: Putini do ta ketë të vështirë ta fitojë luftën në Ukrainë, e edhe më të vështirë t’i japë fund

Raporti special i Reuters gjatë 3 janarit, zbuloi se Kolbasnikova dhe Schlund ishin në mesin e një numri individësh në Gjermani që promovuan një qëndrim pro-Moskës, ndërkohë që mbanin lidhje të pazbuluara me shtetin rus, entitetet ruse të sanksionuara ose të djathtën ekstreme.

Ky raport tregoi se Kolbasnikova dhe Schlund morën bileta në Berlin nga një agjenci shtetërore ruse për promovim kulturor, Rossotrudnichestvo, për të udhëtuar në Moskë për një konferencë të drejtuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Prokurorët e Berlinit kanë thënë që atëherë se po hetojnë zyrën e agjencisë në Berlin. Provat e reja të mbledhura nga Reuters, tregojnë se çifti është më aktivisht i përfshirë në fushatën ushtarake të Kremlinit në Ukrainë sesa mendohej më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori