LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Nuk bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive për Asociacionin, Kushtetuesja nuk lejon një gjë të tillë

Mushkolaj: Nuk bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive për Asociacionin, Kushtetuesja nuk lejon një gjë të tillë

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, kanë publikuar online versionin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Anëtarja e Akademisë së Shkencave dhe ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj ka thënë se Marrëveshja e vitit 2013 është në përputhje me legjislacionit të Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 është pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe duhet të respektohet si i tillë. Ligji ndër komunal nuk preket në asnjë segment. Statuti i këtij Asociacioni nuk i rregullon të drejtat e komunave për bashkëpunim ndërkomunal. Kjo është një e drejtë që i garantohet secilës komunë”.

Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, thuhet se pikë kyçe është marrëveshja e Brukselit e vitit 2013
Lexo po ashtu Draft-statuti i FES-it për Asociacionin, thuhet se pikë kyçe është marrëveshja e Brukselit e vitit 2013

“Është normale që asociacionet të kenë mekanizma të tillë që të adresojnë shkeljet e ndryshme. Dhe nëse nuk i kanë duhet t’i kenë. Ky Asociacion dallon prej të tjerave. Këto 10 komuna do të kenë një garanci të tillë, e cila është garanci e harmonizimit të draft statutit. Shqetësime tjera që u thanë këtu, janë të viteve të kaluara. Sot nuk po e kthejmë historinë mbrapa por po ecim përpara. Asnjëherë nuk flasim për reciprocitet për të drejta individuale”.

FES publikon zyrtarisht draft-statutin për formimin e Asociacionit dhe kompetencat që do të ketë
Lexo po ashtu FES publikon zyrtarisht draft-statutin për formimin e Asociacionit dhe kompetencat që do të ketë

“Është jo serioze të flitet për kompetenca ekzekutive pa e ditur se çka do të thotë kjo. Nëse flasim për kompetenca shtetërore ekzekutive është ndryshe. Edhe nëse Qeveria dëshiron me ia transferua kompetencat këtij asociacioni, gjykata Kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë”, ka deklaruar ndër të tjera Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori