Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti këtë të premte në takim Shefin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Palucci.
Gjatë këtij takimi, Vitia njoftoi Paluccin lidhur me plan programin legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë për këtë vit, respektikivish projektligjet të cilat janë në proces.
“Sipas ministrit Vitia, ndryshimet ligjore janë të rëndësisë së veçantë në fushën e shëndetësisë dhe të farmaceutikës”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.
Ministri e njoftoi Shefin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë edhe për projektet që tashmë pritet të zbatohen në terren në aspektin infrastrukturor dhe të pajisjeve mjekësore, të cilat kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
“Shëndetësia primare është në fokus të Ministrisë së Shëndetësisë, veçmas procesi i zonimit dhe referimit të pacientëve duke rregulluar sistemin e referimit shëndetësor në nivelet e sistemit shëndetësor”, deklaroi Vitia.
Gjithashtu, sipas MSH-së një ndër temat e diskutimit ishte edhe decentralizimi i sistemit shëndetësor, i cili do të dokumentojë proceset menaxhuese dhe të mbarëvajtjes në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve.
Në këtë takim u diskutua mundësia e vazhdimit të projekteve ekzistuese me Bankën Botërore, si projekti emergjent për menaxhimin e pandemisë Covid – 19 dhe financimi shtesë në mënyrë që të hapet mundësia e akomodimit të projekteve të buxhetuara.
Gjatë këtij takimi, pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia për një marrëveshje të re me Bankën Botërore në funksion të zbatimit të reformave në shëndetësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë