Pas ftohjes së marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes pas incidentit në Ohër, deklaratave të eurodeputetit Angel Xhambaski dhe tërheqjes së ambasadorit bullgar nga Maqedonia, BE-ja apelon që të qetësohen tensionet dhe të dy qeveritë të vazhdojnë komunikimin me kokë të ftohtë dhe me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Burime nga BE theksojnë se pavarësisht deklaratave shqetësuese të disa individëve, të cilat cenojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe rezultatet e mira të arritura në aspektin tregtar, është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë që të ruajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ajo që është e rëndësishme është të ulen tensionet dhe të dy qeveritë të vazhdojnë të bisedojnë, sepse Brukseli nuk dëshiron të importojë mosmarrëveshje.
Sipas BE-së, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë kyçe e proceseve të anëtarësimit dhe në këtë kontekst, nga të gjitha palët pritet me mirëbesim zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe, si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Në lidhje me deklaratat e eurodeputetit bullgar Angel Xhamaski, me të cilat ai shprehte pretendime territoriale ndaj RMV-së, dje ka reaguar edhe ambasadori evropian David Geer, i cili i dënoi qëndrimet e tilla dhe i cilësoi të papranueshme. Geer kujtoi se Parlamenti Evropian dhe Ministria e Jashtme bullgare u distancuan nga këto deklarata dhe nënvizoi se pretendime të tilla nuk përfaqësojnë BE-në.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se “në lidhje me ngjarjet që pushtojnë opinionin pas ngjarjes në Ohër dhe retorikën e shkaktuar prej saj mund të them se në Maqedoninë e Veriut nuk ka urrejtje dhe histeri antibullgare siç dëshiron dikush”.
“Për incidentet e fundit dhe të gjitha të tjerat, ka persona përgjegjës, këto janë vepra të individëve dhe nuk mund të fajësohet i gjithë shteti dhe kombi për veprimet e disa individëve. Maqedonia i merr të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat në ministritë dhe organet kompetente që nuk janë pjesë e Qeverisë dhe vazhdon të jetë partner konstruktiv në rajon dhe në BE”, theksoi Kovaçevski.
Ai theksoi se MPB po ndërmerr veprime për festimin e sigurt të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit, i cili karakterizohet si ngjarje me rrezikshmëri të lartë për shkak të deklaratave që vijnë nga brenda dhe jashtë.
Ndryshe, zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes ishin ndër temat e bisedës në Bruksel të zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe komisionerit evropian për Zgjerim Oliver Varheji, të cilët deklaruan se dallimet duhet të jenë e zgjidhur në bazë të vlerave evropiane dhe mënyrës evropiane, me respekt të ndërsjellë dhe në frymën e fqinjësisë së mirë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit