Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës
Japonia dhe Holanda do t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e ndalesave të çipave ndaj Kinës, raporton Bloomberg.
Qëllimi i kësaj është “goditja ndaj ambicieve të Pekinit për ndërtimin e kapaciteteve të saj për prodhimin e çipave vendor”, kjo sipas burimeve të gazetës.
Kompania holandeze ASML Holding VL do të ndalohet që të transferojë makineritë të litografisë me ultravjollcë të thellë që përdoren për prodhimin e çipave, dhe kufizime të ngjashme do të vendosen për kompaninë japoneze Nikon Corp, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Përpjekja e përbashkët është një zgjerim i politikës së presidentit amerikan Joe Biden për të kufizuar aftësinë e Kinës për të prodhuar dhe zhvilluar gjysmëpërçuesit e saj, të cilat përdoren për inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive në ushtri, por do të ndikojë gjithashtu edhe në industrinë e teknologjisë celulare.
Prodhuesit e pajisjeve amerikane u ankuan se pengimi i vetëm kompanive amerikane nga tregtia me Kinën po ndikon në konkurrencën e tyre, gjë që çoi në rishqyrtimin e qeverisë holandeze dhe japoneze se si ASML, së bashku me Tokyo Electron, po eksportojnë makineri të tilla.
Peter Wennink, drejtor ekzekutiv i ASML, paralajmëroi se kontrolli i udhëhequr nga SHBA-ja mbi eksportin e makinerisë të litografisë eventualisht do ta shtynë Kinën që të zhvillojë teknologjinë e saj të avancuar. “Do të marrë pak kohë, por eventualisht, ata do të arrijnë në atë pikë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe