Gjermania është një vend imigrantësh dhe punëtorët e kualifikuar nga vendet e tjera janë të mirëpritur. Me këtë konstatim pajtohen partitë në pushtet SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Por me këtë strategji pajtohet edhe grupi i deputetëve të CDU/CSU, që tani është grupi më i madh opozitar në Bundestag, ndonëse deputetët opozitarë duan të vendosin kufij të qartë në lidhje me migrimin dhe integrimin.
Sot mbahet takimi i parë i deputetëve të këtij grupi, ku duhet të hartohet edhe një kurs të qartë i partive CDU/CSU për këtë çështje. Kristiandemokratët dhe kristiansocialët kanë ftuar edhe ekspertë të çështjeve të emigracionit në takimet e tyre.
Andrea Lindholz, nënkryetare e grupit parlamentar të CDU/CSU, tashmë sheh një pajtim të mundshëm në shumë fusha. Në të njëjtën kohë, politikanja e CSU-së bavareze pranon se, “sigurisht që përmes debateve të kaluara na është dashur të heqim dorë nga disa qëndrime të mëparshme”.
Tani, sipas Lindholzit, bëhet fjalë për unifikimin e qëndrimeve. Edhe kur CDU dhe CSU ishin në pushtet, pikëpamjet brenda këtyre partive ndryshonin diametralisht.
Ish-kancelarja Angela Merkel që vinte nga CDU, hapi kufijtë për refugjatët në vitin 2015, ndërsa ministri i Brendshëm, Horst Seehofer i CSU-së pak kohë më pas bëri thirrje që të përcaktohet kufiri më i lartë i refugjatëve që mund të vijnë në vend. CDU dhe CSU tani po kërkojnë një kurs të përbashkët për çështjen.
Tone të ashpra apo mirëkuptim?
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz deri më tani ka rënë në sy për tonet e tij më të ashpra në lidhje me politikën ndaj emigrantëve. Vjeshtën e kaluar ai akuzoi refugjatët nga Ukraina për “turizëm social”, për të cilin iu desh të kërkonte falje të nesërmen.
Pas incidenteve të Vitit të Ri në Berlin, ku të rinjtë kanë sulmuar policinë dhe zjarrfikësit me mjete piroteknike, Merz foli për “pashatë e vegjël” dhe bëri thirrje për pasoja të rënda për të rinjtë, me origjinë nga bota arabe, të cilët nuk respektojnë ligjin dhe rregulloret gjermane.
“Nëse nuk respektoni ligjet, duhet ta dini se nuk keni asgjë për të kërkuar në këtë vend”, ishte shprehur Merz për ZDF.
Ai merr shumë mbështetje nga radhët e partisë së tij pikërisht për shkak të qëndrimeve të qarta. Por toni i tij ka shkaktuar kritika edhe nëse pak e kanë shprehur atë aq troç sa Daniel Günther, kryeministri i Schleswig-Holstein.
Ky politikan i CDU-së ka kërkuar që partia e tij të jetë më kozmopolite, ta shikojë më pozitivisht emigracionin dhe të shprehet më me sens.
“Unë jam dakord me të”, tha sekretari i përgjithshëm i CDU, Mario Czaja.
Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e imigrimit të të huajve, përkatësisht punëtorëve të kualifikuar, të cilët duhet të integrohen në tregun e punës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të “jetojmë një kulturë të përkatësisë, përfshirjes, në të cilën ne krijojmë njësoj integrimin”, theksoi ai.
Deputetët me qëndrime të kundërta
Fakti që kristiandemokratët nuk kanë ende një qëndrim të përbashkët u bë i dukshëm edhe në Bundestag dhjetorin e kaluar. Koalicioni qeverisës, i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP, prezantoi planet e tij për t’u dhënë refugjatëve të mirë integruar, të cilët në Gjermani jetojnë me “Duldung” për të paktën pesë vjet, të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe integrimin në tregun e punës.
CDU/CSU votuan kundër, por 20 deputetë të këtij grupi parlamentar abstenuan sepse i konsideronin planet e koalicionit qeverisës kryesisht të mira.
Lindholz flet për pikëpamje të ndryshme, por që partitë duhet të tolerojnë edhe mendimet e tjera.
Por ajo nënvizon se këto nuk janë ndarje të thella, sepse në parim të gjithë janë dakord se nevojitet imigrim i synuar i punëtorëve të kualifikuar, por jo imigrim i paligjshëm dhe i pakontrolluar. Në javët e ardhshme, CDU dhe CSU duan të përcaktojnë qartë kursin e tyre. Kjo është me rëndësi, sepse sprova e radhës po afron. SPD, të Gjelbrit dhe FDP duan ta bëjnë më të lehtë për emigrantët edhe marrjen e shtetësisë dhe dyshtetësinë në pranverë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë