Studimi i ri tregon se katër filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë njerëzit që përpiqen të humbin peshë. Gjetjet, të publikuara në American Journal of Clinical Nutrition, përmbajnë një studim 24-javor që shqyrtoi efektet e konsumit të kafesë te 126 meshkuj dhe femra me mbipeshë në Singapor.
Fillimisht, studiuesit donin të zbulonin nëse kafeja ndihmonte në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 duke kufizuar rrezikun e zhvillimit të rezistencës ndaj insulinës, e cila mund të çojë në rritje të larta të sheqerit në gjak dhe, për rrjedhojë, në diabetin.
Rezultoi se ata nuk gjetën asnjë provë që kafeja ka një efekt të tillë mbrojtës, por gjetën një efekt tjetër, të papritur: njerëzit që pinin katër filxhanë kafe në ditë për gjashtë muaj, përjetuan një reduktim prej gati 4 për qind të yndyrës totale të trupit, transmeton KP.
Shkencëtarët besojnë se humbja e yndyrës së vërejtur nuk ishte për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës si dieta dhe ushtrimet, por nga kafeja, si rezultat i një “përgjigjeje metabolike” në të cilën kafeina nxiti procesin metabolik të njerëzve që pinin kafe.
“Rezultati përfundimtar i këtij procesi është djegia e më shumë kalorive dhe një rënie e dukshme e niveleve të yndyrës në trup”, tha autori i studimit Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit, Dr. Derrick Johnston Alpert.
Pra, a mund të shkaktojë ndonjë rrezik pirja e katër filxhanëve kafe në ditë për një periudhë të gjatë kohore? Eksperti beson se jo, bazuar në hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se ky nivel i konsumimit të kafesë është brenda kufijve normalë aktualë.
Shkencëtarët e tjerë, megjithatë, nuk duken aq të sigurt për sigurinë e pirjes së këtyre niveleve të kafesë çdo ditë, duke përmendur kufizimet që lidhen me këtë studim gjithashtu, siç është fakti se eksperimenti zgjati vetëm gjashtë muaj dhe se të gjithë pjesëmarrësit vinin nga vende të ndryshme të Azisë Lindore.
Për këtë arsye, të gjithë ekspertët pajtohen se nevojiten më shumë kërkime dhe prova shtesë me vlerësime më gjithëpërfshirëse të përbërjes së trupit për të konfirmuar gjetjet e hulumtimit aktual dhe, nga ana tjetër, për të qenë në gjendje të deklarojnë tani me besim se kafeja mund të zvogëlojë yndyrën në trup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City