Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, po akuzohet nën akuzën se mund të ketë punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pasi doli në pension, dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro, raporton CNN.
Charles McGonigal, që konsiderohet veteran i fushës së sigurisë dhe për 22 vite shërbeu në FBI derisa doli në pension në vitin 2018, u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, derisa po kthehej nga një udhëtim, transmeton Telegrafi.
Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në distriktin jugor të Nju Jorkut dhe Uashington DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal.
Ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan. E avokati i tij tha se McGonigal do të deklarohet i pafajshëm për akuzat. Gjykimi i tij për akuzat e DC nuk është caktuar ende.
McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.
Prokurorët pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus, i cili së fundmi ka punuar si përkthyes në gjykatat federale të Nju Jorkut në Manhattan dhe Brooklyn, kanë shkelur sanksionet e SHBA-së duke gërmuar ‘pisllëk’ mbi rivalin e Deripaskës në kohën kur ai ishte tashmë i sanksionuar.
Në Uashington, McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225 mijë dollarëve në pagesa.
Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të zbulonte udhëtimet jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai dështoi.
Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit, pra në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë.
Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të ishte “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.
Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.
Një nga pagesat në para – 80 mijë dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ishte ulur në një veturë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.
Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025