LAJMI I FUNDIT:

Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves – nëse shpallet fajtor

Me sa vite burg pritet të dënohet Dani Alves – nëse shpallet fajtor

Vazhdojnë të dalin detaje të tjera të asaj që dyshohet se ka ndodhur në banjën e një klubi nate në Barcelonë mes ankuesit dhe futbollistit Dani Alves natën e 30 dhjetorit 2022. Lojtari brazilian ndodhet në paraburgim në qytetin Sant Esteve Sesrovires që nga e premtja e kaluar, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në tualetin privat të një klubi nate.

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle El Periodico, të dy braziliani dhe gruaja ishin në banjë për rreth një çerek ore. Kështu mund të konstatohet nga regjistrimet e kamerave të sigurisë së klubit të natës, të cilat po analizohen në kuadër të hetimeve të policisë.


Sipas rrëfimit të ankueses, të zbuluar edhe nga El Periodico, Alves e detyroi atë të ulej sipër tij, e hodhi në dysheme, e detyroi të bënte veprime seksuale ndaj tij, të cilës ajo i rezistoi në mënyrë aktive dhe e goditi me shuplakë.

Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares
Lexo po ashtu Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares

Natën e 30 dhjetorit, viktima është dërguar në Klinikën Spitalore në Barcelonë, ku është kontrolluar për gjurmë të provave biologjike.

Tri versionet e Dani Alves të ngjarjeve të paraqitura para gjyqtarit

Sa i përket deklaratës së Alves para gjyqtarit, lojtari pranoi, sipas kanalit TV3, se ishte në klubin e natës, por pohoi se ishte atje vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe mohoi agresionin seksual që i atribuohej nga viktima.

Dani Alves ndërron tri herë dëshminë në akuzat për ngacmim seksual
Lexo po ashtu Dani Alves ndërron tri herë dëshminë në akuzat për ngacmim seksual

Nga ana tjetër, futbollisti ka dhënë tre versione të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën që dyshohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka thënë se e ka parë por nuk ka ndodhur asgjë dhe në fund ka deklaruar se ajo ai që u hodh mbi të.

Viktima e supozuar heq dorë nga kompensimi

Nga ana tjetër, sipas gazetës El Pais, e cila citon burime nga hetimi, viktima e përdhunimit të dyshuar të Dani Alves ka refuzuar ofertat për t’u kompensuar nga futbollisti. Objektivi i saj është që drejtësia të vendoset dhe braziliani të paguajë me burg për atë që sipas versionit të saj ndodhi atë natë dhe pritet që ai të dënohet deri në 12 vite burgim.

Dani Alves ofroi versionin e tij të akuzave për përdhunim përpara se të arrestohej
Lexo po ashtu Dani Alves ofroi versionin e tij të akuzave për përdhunim përpara se të arrestohej

Dani Alves u largua nga Pumas

Pas burgosjes së tij, presidenti i Pumas, klubi i Liga MX ku luante Dani Alves, njoftoi largimin e lojtarit.

“Ne nuk mund të lejojmë që sjellja e ndonjë personi të dëmtojnë filozofinë tonë të punës”, deklaroi presidenti i klubit, Leopoldo Silva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori