LAJMI I FUNDIT:

RMV: Buxheti i komunave për 2023, mbështetja ekziston por kapacitetet janë të vogla

RMV: Buxheti i komunave për 2023, mbështetja ekziston por kapacitetet janë të vogla

Komunat në vendin tonë para se të miratojnë buxhetin paraprak kanë mbajtur debate publike në kuadër të procesit për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2023.

Sipas përfaqësuesve të komunave me qëllim të hartimit të buxhetit sa më të mirë për Kulturë, Rini dhe Sport janë zhvilluar takime me përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, Klubeve sportive, Shoqërive kulturore dhe përsona që merren me art, letërsi etj.


“Për ngjarje kulturore dhe për mbështetje të aktiviteteve kulturore komuna e Çairit ka paraparë diku fiks 2.5 milion denarë. Ndërsa për sport dhe rini janë të ndame si kategori e veçantë financiare 3.2 milion denarë. Forma se si ndahen këto mjete parashifet edhe në thirjet publike ku jepen çdo vitë nga ana e komunës për shoqata civile, për shoqata kulturore, shoqata sportive, klube rinore e kështu me radhë, të cilët aplikojnë me projektet e tyre” – tha zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Hiseni.

“Komuna e Tetovës edhe për vitin 2023, kaloi katër programet. Që janë programi për kulturë, arsim, sport dhe programa për mbrojtje sociale. Sa i përket programës për kulturë nga buxheti është ndarë një shumë prej 4 milion e 320 mijë denarë, për sport 2 milion e 235 mijë denarë.” – u shpreh përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti.

Përfaqësuesit e komunave por edhe ato të kulturës, sportit dhe rinisë janë të një mendimi se ekziston mundësia e mbështetjes më të madhe, ndërsa mundësitë e pushtetit lokal janë të kufizuara.

“Gjithmonë ekziston mundësi për mbështetje edhe më të madhe, mirëpo duke e pasur parasysh kapacitet tona komunale dhe buxhetin e komunës së Çairit, mendoj se është një ndarje me proporcion të drejtë për arsye se përfshinë edhe shumë shpenzime tjera të cilat janë obligative dhe të patjetërsueshme ti mbulojmë ne si komunë.” – deklaroi zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Hiseni.

“E dimë që kjo shumë nuk është e mjaftueshme për realizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, arsimore si dhe në sferën e mbrojtjes sociale. MIrëpo duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë finanaciare të komunës së Tetovës, ne për këtë vit arritëm që të dyfishojmë këtë shumë dhe mendojmë se me këto mjete të mundohemi që ti mbulojmë të gjitha aktivitetet që janë në sferën e kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes sociale” – u shpreh përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti.

Komuna e Tearcës për Kulturë ka paraparë 200 mijë denarë, ndërsa për sport dhe rekreim 300 mijë denarë.

TVM 2 kërkoi prononcimin edhe nga komunat tjera shqiptare, por deri në këto momente nga të njëjtat nuk morën asnjë informacion. (TVM2)

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori