General Motors Co dhe LG Energy Solution nuk planifikojnë të vazhdojnë tutje me një fabrikë të katërt të prodhimit të baterive në SHBA, i thanë Reuters gjatë së premtes dy burime.
Ndërmarrja e përbashkët e kompanive Ultium Cells LLC tha në gusht se po shqyrtonte një fabrikë në New Carlisle, Indiana, për një fabrikë të katërt të baterive në SHBA, që pritet të kushtojë rreth 2,29 miliardë euro (2.5 miliardë dollarë).
“Ne kemi qenë shumë të qartë se plani ynë përfshin investimin në një fabrikë të katërt në SHBA, por ne nuk do të komentojmë mbi spekulimet”, tha GM në një deklaratë të premten, transmeton Telegrafi.
LG Energy tha vonë të premten se diskutimet për një fabrikë të katërt mbeten në vazhdim “por nuk është marrë asnjë vendim”.
Plani u raportua më herët nga Wall Street Journal.
General Motors ende mund të vazhdojë me planet për të ndërtuar një fabrikë të re në Indiana me një partner të ri, thanë burimet.
Prodhuesi i automjeteve në Detroit dhe kompania koreano-jugore po ndërtojnë një fabrikë 2.6 miliardë dollarësh në Michigan, e vendosur të hapet në 2024.
Në dhjetor, Ultium tha se do të rriste investimin e saj në një fabrikë prej 2,1 miliardë eurove (2.3 miliardë dollarësh) në Tennessee që do të hapet më vonë këtë vit me 252 milionë euro (275 milionë dollarë) të tjerë.
Muajin e kaluar, Departamenti i Energjisë i SHBA finalizoi një hua me kosto të ulët 2,2 miliardë euro (2.5 miliardë dollarë) për Ultium për të ndihmuar në pagesën e tre fabrikave.
Presidenti Joe Biden ka vendosur një objektiv që 50 për qind e prodhimit të automjeteve në SHBA deri në vitin 2030 të jenë automjete elektrike ose hibride elektrike.
GM planifikon të ndalojë shitjen e automjeteve me benzinë deri në vitin 2035, por ende po investon në prodhimin me motor me djegie të brendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky për anëtarësimin në NATO: 800 mijë trupa ukrainase do të ishte një bonus për aleancën
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Ford njofton tërheqjen e modelit Bronco - shpjegon arsyen
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos