LAJMI I FUNDIT:

Gjermania “është e gatshme të lëvizë shpejt” nëse aleatët arrijnë konsensus për dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes

Gjermania “është e gatshme të lëvizë shpejt” nëse aleatët arrijnë konsensus për dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes

Gjermania është “gati të lëvizë shpejt” nëse aleatët arrijnë një konsensus për dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha të premten ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Për sa i përket dorëzimit të tankeve Leopard, nuk ka asnjë mendim unanim”, tha Pistorius në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Ai hodhi poshtë pretendimet e Gjermania ka “qëndruar në rrugën” e një “koalicioni të bashkuar” të vendeve në favor të dërgimit të tankeve në Ukrainë.


“Ka arsye të mira për dorëzimin e tankeve dhe ka arsye të mira kundër dërgimit të tyre. Dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të një lufte që po vazhdon për gati një vit tani, të gjitha pro dhe kundër duhet të peshohen me shumë kujdes, dhe ky vlerësim ndahet në mënyrë eksplicite nga shumë aleatë”, shtoi ai.

Pistorius tha se kishte udhëzuar zyrtarët që të kryenin një auditim të rezervave gjermane të tankeve Leopard 2, në mënyrë që vendi të mund të “lëvizë shpejt” në rast të një “vendimi pozitiv”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se në takimet e së premtes nuk është diskutuar çështja e autorizimeve të eksportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori