LAJMI I FUNDIT:

Pse Gjermania po heziton të dërgojë tanke në Ukrainë?

Pse Gjermania po heziton të dërgojë tanke në Ukrainë?

Ndërsa po rritet presioni mbi Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë, vendi duket se ngurron ta bëjë një gjë të tillë së paku deri më tani.

Polonia ka ofruar “Leopard 2” e saj për forcat ukrainase, por duhet një nënshkrim nga Berlini, i cili ka të drejtën e licencës së eksportit.

Raportet kanë sugjeruar se gjermanët do të pranonin të dërgonin tanket e tyre nëse edhe SHBA-ja do të bënte një gjë të tillë me tanket Abrams, raporton skynews.


Megjithatë, amerikanët argumentojnë se Abrams është një makinë më komplekse – që kërkon më shumë kohë për trajnimin e ushtarëve ukrainas, transmeton Telegrafi.

Thomas Jaeger, një analist politik në Universitetin e Kolnit, tha për Los Angeles Times se “Scholz dhe partia e tij ende besojnë në sloganin e vjetër të Luftës së Ftohtë “Waffen bringen kein Frieden” (Armët nuk sjellin paqe), pra dërgimi i armëve ka qenë mallkim dhe ende është për ta”.

Që nga pushtimi i Rusisë, Gjermania është përpjekur të shmangë konfrontimin me Moskën. Berlini ka argumentuar gjithashtu se dërgimi i tankeve të epokës sovjetike do të ishte më efektiv pasi ukrainasit tashmë janë të trajnuar për to.

Disa kanë thënë se Gjermania ka frikë nga zgjatja e luftës, por të tjerë thonë se ky shqetësim është i gabuar me Rusinë tashmë plotësisht të angazhuar në luftë.

Dhe javën e kaluar, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, nga Partia Demokratike e Lirë (FDP) e Gjermanisë, tha se Partia Social Demokrate e Scholzit e ka keqkuptuar kuptimin e pacifizmit.

Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori