LAJMI I FUNDIT:

Hamza pas vërshimeve në Mitrovicë: Gjendja sot është më stabile, por janë me qindra familje që kaluan natën jashtë shtëpive të tyre

Hamza pas vërshimeve në Mitrovicë: Gjendja sot është më stabile, por janë me qindra familje që kaluan natën jashtë shtëpive të tyre

Të enjten pas vërshimeve të mëdha nga reshjet e shiut në Komunën e Mitrovicës shumë familje e kanë kaluar natën tek familjarët e tyre, pasi objektet e tyre të banimit janë përfshi nga uji. 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata sot është më stabile dhe niveli i ujit ka rënë në dy lumenjtë, Ibër dhe Lushta.


Sipas tij, fat i madh është që nuk ka humbje në njerëz, por ka vetëm dëme të mëdha materiale.

“Sot situata është më stabile dhe niveli i ujit ka rënë edhe në Ibër dhe në Lushtë. Reshjet po vazhdojnë, por situata mund të përkeqësohet prapë, mirëpo pasojat janë bukur të mëdha dhe është fat i madh që s’ka humbje në jetë njerëzish, ndërsa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të kushtueshme dhe të mëdha. njerëzve ju ka depertu uji nëpër shtëpi dhe ju ka marr krejt çka kanë pas”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, ekipet emergjente janë në terren dhe po ashtu do të kujdesen që banorëve të prekur nga vërshimet të ju sigurojnë ndihmat e nevojshme.

“Tash është ekipi që duhet të dal dhe t’i evidentojë dëmet. Në orën 10:00 e kemi ekipin e emergjencës që të ju dalim njerëzve në ndihmë me ushqime me veshmbathje me strehim me çka të kenë nevojë”, u shpreh kryetari i Mitrovicës.

Gjithashtu ai theksoi se kapacitetet e komunës janë të limituara, por siç tha ai është në komunikim të vazhdueshëm dhe me nivelet qendrore.

“Kapacitete e komunës janë të limituara dhe normalisht brenda mundësive tona ne do ta orientojmë dhe buxhetin pasi është situatë emergjente, mirëpo realisht unë jam në komunikim dhe me nivelet qendrore”.

I pyetur se ku e kanë kaluar natën qytetarët e prekur nga vërshimet, ai tha: “Dëmet janë jashtëzakonisht të lartë, po flasim për qindra familje që janë detyruar të kalojnë natën e tyre tek familjarët e tyre. Është si gjithmonë një solidaritet i njerëzve. Dhe sot do të shikojmë dhe do të evidentojmë çdo familje, gjendjen ku e ka, ku është  e vendosur, a kanë nevojë për qera dhe sigurisht që të ju qëndrojmë afër. Kemi qenë në komunikim, tre ministra kanë qenë dje në Mitrovicë, ai i MAPL-së Elbert Krasniqi, ministri i MPB-së Xhelal Svecla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj”, tha ndër të tjera kryetari Hamza.

Ndryshe, edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi për Telegrafin tha se nga vërshimet që kapluan të enjten disa komuna, fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale.

“Në përgjithësi situata është e menaxhueshme dhe çka është më e rëndësishme nuk ka asnjë viktimë në njerëz. Ka dëme por ajo është më pak e rëndësishme në këtë moment. Në këtë moment jemi mobilizuar në mbështetje të kryetarëve të komunave, kryesisht ministrat që janë përgjegjës me mundësi mbështetëse si policia dhe FSK. Gjithçka është në koordinim”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori