LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo reagon në rrjetet sociale pas ndeshjes me PSG-në: I lumtur që u ktheva dhe bukur që takova disa miq të vjetër

Ronaldo reagon në rrjetet sociale pas ndeshjes me PSG-në: I lumtur që u ktheva dhe bukur që takova disa miq të vjetër

Është zhvilluar një ndeshje miqësore mes yjeve të Superligës së Arabisë Saudite dhe Paris Saint Germain.

Pas shumë kohësh përballë njëri-tjetrit ishin sërish Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe që të dy shënuan në këtë sfidë që përfundoi 5-4 në të mirë të PSG-së.

Messi realizoi një gol, të parin në ndeshje, derisa Ronaldo shënoi dy të tjerë për yjet e Superligës së Arabisë Saudite.


Tani ka ardhur reagimi i CR7 në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke publikuar foto nga kjo sfidë, ku njëra ndër to ishte së bashku me Messin.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në fushë dhe në listën e realizatorëve. Dhe bukur të shohësh disa miq të vjetër”, ka shkruar Ronaldo.

Përveç që janë dy rival të mëdhenj prej vitesh, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respektin dhe vlerësimin për njëri-tjetrit.

Se ata janë miq të mirë dhe respektojnë njëri tjetrin e tregoi edhe foto e publikuar e Ronaldos dhe mbishkrimi për Messin.

Kujtojmë që CR7 vetëm disa ditë më parë kompletoi transferimin në Lindjen e Mesme, ku nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën Al-Nassr.

38-vjeçari me transferimin te Al-Nassr është bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit, pasi paga e tij është 200 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori