LAJMI I FUNDIT:

Putin porositi 21 krematoriume të lëvizshme për të fshehur humbjet në Ukrainë

Putin porositi 21 krematoriume të lëvizshme për të fshehur humbjet në Ukrainë

Vladimir Putin ka porositur 21 krematoriume të lëvizshme nga shteti kinez, ku do të shkrihen trupat e pajetë të ushtarëve të vdekur rusë në Ukrainë.

Besohet se ato do të përdoren në vijën e frontit për të fshehur shkallën e vërtetë të vdekjeve midis trupave të mobilizuara, raporton metro.co.uk.

Rusia ka humbur tashmë rreth 100 mijë ushtarë që nga fillimi i pushtimit, por ka zëra që Moska po përgatitet që numri i të vdekurve të dyfishohet në 220 mijë deri në muajin maj.


Kanali në Telegram, General SVR pretendon se Putini “nuk është i turpëruar prej humbjeve kolosale” nga lufta që shkaktoi në Evropë, por shkalla do të ishte “shqetësuese” për publikun.

“Si rezultat, sipas presidentit, humbjet duhet të fshihen me kalimin e kohës dhe për këtë janë porositur krematoriumet”, pohoi ai dhe shtoi se “Putini është informuar se porosia është gati dhe do të dërgohet në Rusi nëpërmjet vendeve të treta në të ardhmen e afërt”.

Ndryshe, rreth 40 mijë të burgosur thuhet se janë rekrutuar nga grupi mercenar, Wagner, i cili drejtohet nga miku i Putinit, Yevgeny Prigozhin, në bashkëpunim me agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori