LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kritikon Gjermaninë për tanket: Nuk kemi kohë, bota nuk ka kohë

Zelensky kritikon Gjermaninë për tanket: Nuk kemi kohë, bota nuk ka kohë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar hezitimin e Gjermanisë për të miratuar dërgimin e tankeve, pasi sipas tij “nuk është një strategji e mirë”.

“Ka raste kur nuk duhet hezituar apo krahasuar, kur dikush thotë ‘unë do të dorëzoj tanke nëse dikush tjetër e bën këtë'”, tha Zelensky si pjesëmarrës në një video-konferencë të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Telegrafi.

Ai komentoi raportet e mediave se Berlini është i gatshëm të miratojë dorëzimin e tankeve Leopard, nëse Shtetet e Bashkuara pranojnë të dorëzojnë tanke të avancuara Abrams.


Sipas burimeve amerikane, Uashingtoni duhet të miratojë mjetet e blinduara Stryker në Ukrainë, por nuk është në për dërgimin e tankeve të veta, përfshirë M1 Abrams.

“Unë nuk mendoj se është një strategji e mirë. Qëllimi ynë është të çlirojmë të gjithë territorin. Ukraina do ta kthejë gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014”, tha më tej Zelensky.

Ai u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë.

“Krimea është toka jonë, territori ynë, deti dhe malet tona. Na jepni armë dhe ne do t’i kthejmë tokat tona” theksoi presidenti ukrainas.

Aleatët perëndimorë do të takohen në një bazë ajrore amerikane në Gjermani të premten, për t’i ofruar më shumë armë Ukrainës.

“Dorëzimi i tankeve dhe i mbrojtjes kundërajrore duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk kemi kohë, bota nuk ka kohë”, paralajmëroi Zelensky.

Fokusi është veçanërisht në Gjermani, e cila ka të drejtën e vetos mbi çdo vendim për të dërguar tanke Leopard, të cilat ndodhen në të gjithë Evropën në vendet anëtare të NATO-s, dhe konsiderohen si më të përshtatshmet për Ukrainën.

Presidenti polak Andrzej Duda u tha të pranishmëve në Davos të mërkurën, se ka frikë se Rusia po përgatit një ofensivë të re në Ukrainë brenda disa muajsh, dhe se për këtë arsye është thelbësore t’i ofrohet mbështetje shtesë qeverisë në Kiev me tanke dhe raketa moderne.

Polonia dhe Finlanda kanë thënë tashmë se do të dërgojnë tanke Leopard nëse Gjermania i miraton ato. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori