LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për rrëzimin e helikopterit: Tragjedi e tmerrshme, ishte mëngjes i errët

Zelensky për rrëzimin e helikopterit: Tragjedi e tmerrshme, ishte mëngjes i errët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi rrëzimin e helikopterit gjatë mëngjesit të sotëm në Brovary, në të cilin mbetën të vdekur e gjithë udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, e udhëhequr nga ministri Denis Monastersky, si një “tragjedi të tmerrshme” dhe një “mëngjes të errët”.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, Zelenski shkroi: “Sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Brovary në rajonin e Kievit. Një helikopter i emergjencës shtetërore u rrëzua dhe një zjarr shpërtheu në vendin e rrëzimit”, transmeton Telegrafi.

“Numri i saktë i viktimave të kësaj tragjedie është ende duke u përcaktuar. Në mesin e viktimave janë ministri i Brendshëm, Denis Monastirski, zëvendësi i tij i parë Jevhen Jenin, Sekretari i Shtetit, Juri Lubkovchi, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit. 25 persona u plagosën, nga të cilët tre fëmijë. Sipas informacioneve të disponueshme, tre fëmijë kanë vdekur. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ka rënë jo shumë larg kopshtit të fëmijëve”, tha Zelenski.


Nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit, humbin jetën 16 persona – në mesin e tyre edhe ministri i Punëve të Brendshme
Lexo po ashtu Nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit, humbin jetën 16 persona – në mesin e tyre edhe ministri i Punëve të Brendshme

“Kam urdhëruar shërbimet e sigurisë së Ukrainës të hetojnë rrethanat e asaj që ka ndodhur në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet e tjera kompetente. Të gjitha shërbimet janë në vendin e tragjedisë dhe po bëjnë punën e tyre”, ka shkruar presidenti ukrainas.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e viktimave. Denis, Yevhen, Yuri, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme… patriotë të vërtetë ukrainas. U prehshin në paqe. Uroj që të gjithë ata që u shuan në këtë errësirë në mëngjes pushofshin në paqe”, tha Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori