Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në Kiev, që është vizita e parë pune në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në. Osmani njofton se do të jetë në terren, ku do të vizitojë zonat e prekura nga aksionet ushtarake dhe do të takohet drejtpërdrejt me njerëzit në terren.
“Do të kemi takime të shumta me përfaqësuesit e lartë shtetëror të Ukrainës. Situata në Ukrainë, me fokus të veçantë tek njerëzit në terren, është një nga prioritetet kryesore të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në”, tha Osmani.
Prioritet i presidencës së Maqedonisë do të jetë siguria njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale, me theks të veçantë në situatën në Ukrainë, paralajmëroi Osmani ditë më parë.
“Ukraina do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Agresioni duhet të ndalet. Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme. Është shqetësuese të shohësh njerëzit që vuajnë. Pasojat dhe kostoja e kësaj lufte për rajonin e OSBE-së dhe më gjerë janë të mjerueshme dhe të padurueshme”, tha Osmani.
Kjo është vizita e dytë e Osmanit në Ukrainë, pasi në fillim të majit 2022, si ministër i Punëve të Jashtme, ai zhvilloi një takim në Kiev me shefin e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të Ukrainës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'