LAJMI I FUNDIT:

Gjon Karrica: Nëse më lind djalë do ia lë emrin e Stresit, Arkimed

Gjon Karrica: Nëse më lind djalë do ia lë emrin e Stresit, Arkimed

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica javë më parë zbuloi se do të bëhej sërish baba.

Përmes një befasie që iu bë në shtëpinë e BBVK, bashkëshortja e tij i dha lajmin që janë në pritje të fëmijës së dytë.

Dhe teksa Gjoni po vazhdon rrugëtimin në shtëpinë e famshme ai po mendohet edhe për emrin që do t’ia vendos fëmijës.


Foto: Screenshot/Big Brother Kosova

Gjoni së fundmi po qëndronte në oborrin e shtëpisë bashkë me dy banorët e tjerë, Andin dhe Mbresën të cilëve u tha se ka vendosur për emrin nëse fëmija do të jetë djalë.

“Nëse më lind djalë, dua t’ia lë Arkimed, emrin e Stresit”, ka thënë Gjoni.

Ndryshe, kujtojmë që javën që lamë u eliminua këngëtarja Ana Kabashi ndërsa janë shtuar dy banore të reja, Mbresa dhe artistja e njohur, Ganimete Abazi – Ganja. /Telegrafi/