I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhme do të vizitojë Prishtinën, ka mësuar Telegrafi.
Kjo vizitë vjen pas paralajmërimeve se plani franko-gjerman, i njohur edhe si plani “evropian”, për ta zgjidhur çështjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të intensifikohet në fillim të janarit.
Të mërkurën që lamë pas në Prishtinë qëndroi për vizitë zyrtare këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kosovar ai kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.
Se Asociacioni është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ e tha të enjten edhe zëvendësndihmës të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Respektim të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë Asociacionin, të enjten kërkoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se Kosova ende s’ka një propozim për këtë çështje, por se sipas tij, duhet formuar në përputhje me Kushtetutën.
Për këtë çështje ndonëse jo për të parën herë, u deklarua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Karl Nehammer.
Ai tha se Asociacioni mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Para mediave, Kurti u shpreh se Kushtetuta e Kosovës, e cila i ka dhënë shume privilegje pakicës serbe, nuk lejon në frymën e saj Asociacion njëetnik.
“Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Aty mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe është përpiluar nga z.Ahtisari, nuk lejon në frymën e saj Asociacionin njëetnik. Fjalia e parë e atij plani që është hartuar nga Ahtisari thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”, deklaroi ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, përkatësisht më 2013 dhe 2015.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.
Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve