LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Botës për Klube 2023: Real Madridi dhe ekipet tjera mësojnë orarin e plotë të ndeshjeve

Kupa e Botës për Klube 2023: Real Madridi dhe ekipet tjera mësojnë orarin e plotë të ndeshjeve

Real Madridi tashmë ka udhërrëfyesin e tij për të fituar Kupën e tij të pestë të Botës për Klube, pasi ka mësuar shortin e të gjitha ndeshjeve.

Real Madridi do të startojë garën nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube. Shorti i zhvilluar në Akademinë e Futbollit Mohamed VI ka vendosur që Los Blancos të luajë me fituesin e ndeshjes midis Seattle Sounders dhe skuadrës që fiton ndeshjen hapëse mes Al-Ahly (Egjipt) dhe Auckland City (New Zelanda) që zhvillohet më 1 shkurt.


Ajo ndeshje që përfshin Seattle do të luhet më 4 shkurt dhe skuadra e Carlo Ancelotti do të hyjë në garë katër ditë më vonë, kur do të ndeshet më 8 shkurt në Rabat kundër fituesit.

Në anën tjetër, Flamengo pret kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale më 7 shkurt. Kampionët e Copa Libertadores do të përballen me fituesin e ndeshjes së Al-Hilal të Arabisë Saudite kundër nikoqirëve dhe kampionëve afrikanë Wydad Casablanca.

Real Madridi ka fituar të katër edicionet e Kupës së Botës për Klube që ka konkurruar (2014, 2016, 2017 dhe 2018), të cilave u shton edhe tre triumfe të tjera në Kupën e vjetër Interkontinentale (1960, 1998 dhe 2002).

Nëse Real Madridi do të triumfojë në finalen e Rabatit, do të jenë 10 vite radhazi me triumfe të skuadrave evropiane. Skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që fitoi Kupën e Botës ishte në vitin 2012 ishte Corinthians që mundi Chelsean.

Fituesit e Kupës së Botës për Klube në formatin aktual

2000: Corinthians

2005: Sao Paulo

2006: Interntional

2007: AC Milan

2008: Manchester United

2009: Barcelona

2010: Inter

2011: Barcelona

2012: Corinthians

2013: Bayern Munich

2014: Real Madrid

2015: Barcelona

2016: Real Madrid

2017: Real Madrid

2018: Real Madrid

2019: Liverpool

2020: Bayern Munich

2021: Chelsea

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori