LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates e konfirmon se ende përdor Android dhe jo iPhone

Bill Gates e konfirmon se ende përdor Android dhe jo iPhone

Bill Gates e konfirmoi se ai ende përdor telefon Android dhe jo iPhone, kur u pyet në pyetësorin e 11-të të “Ask Me Anything” në Reddit.

Përdoruesi i Reddit 1oarecare e pyeti bashkëthemeluesin e Microsoft se cili është “smartphone-i i tij i përditshëm”, duke vënë në dukje se Gates tha se ai po përdorte një Galaxy Fold gjatë pyetësorit AMA të kaluar, transmeton Telegrafi.


“Unë kam një Samsung Fold 4 të cilin JY Lee, kryetari i Samsung-ut ma dha kur e pashë në Korenë e Jugut për të përditësuar modelin tim Fold 3”, u përgjigj Gates.

Galaxy Z Fold 4 është një smartphone i palosshëm që nuk është i lirë, telefoni shitet për gati 1,600 dollarë në SHBA, që është më i shtrenjtë se çmimi fillestar për iPhone 14 dhe 14 Pro të Apple.

Gates tha se përdor “Outlook dhe shumë softuer të Microsoft” në telefonin e tij dhe për shkak të madhësisë së ekranit, ai nuk përdor tabletë, “vetëm telefonin dhe kompjuterin tim portativ – një makinë Windows”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori