LAJMI I FUNDIT:

Rashiq thotë se Asociacioni nuk paraqet rrezik për sovranitetin e Kosovës

Rashiq thotë se Asociacioni nuk paraqet rrezik për sovranitetin e Kosovës
Foto: Arkiv

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, deklaroi të martën se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë nuk e vë në rrezik sovranitetin e vendit.

Kjo pasi siç tha ai, marrëveshja parashihet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.


“Ka hapësirë ku konsideroj se ka mundësi të bisedimeve, hapësira është me siguri prej formës politike që është imponuar për Asociacion, deri në formën e kuptimit ose leximit të dokumentit që mund të quhet propozimi, ose analiza në Gjykatën Kushtetuese”.

“E them prapë se nuk shoh kurrfarë rreziku sa i përket sovranitetit, për shkak se në pikën e dytë në marrëveshjen e vitit 2015 shkruan se kjo marrëveshje do të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Pra, kjo që thuhet se do të jenë brenda kornizës ligjore, unë nuk e shoh si problem”, u shpreh Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se ka hapësirë për ndryshimin e modelit të Asociacionit.

“Unë mund ta kuptoj kryeministrin për mospranimin në formën e tillë, por ka forma dhe hapësira ku mund të propozohet, ku mund të ndryshohet ajo për shembull. Çka do të kisha ndryshuar unë, nuk do ta kisha quajtur Zajednica, e kisha quajtur hajt të themi grupi i komunave për shembull”.

“Unë e di se ekziston një rezistencë shumë vjeçare ndaj Zajednicës dhe te ne në Ballkan nëse ndonjë ide del herët ka kohë që të kritikohet, të bëhet kritikë që ia humbë peshën që e ka pasur në fillim”, pohoi Rashiq.

Ministri shtoi se me ligjet në fuqi Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, prandaj nuk ka ndonjë peshë.

Ndryshe, ditë më parë në një deklarim për media Rashiq tha se formimi i Asociacionit është obligim.

Ai u shpreh se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë të arritura me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, duhet të respektohen.

I pyetur për këto deklarata, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media tha se e vlerëson Rashiqin si politikan, por që sipas Kurtit “nuk do të thotë që kryeministri me ministrin Rashiq të pajtohen për gjithçka”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori