LAJMI I FUNDIT:

Gruaja dhe i biri akuzohen për vjedhje, Spartak Dobi: Nëna mos të përfshijë djalin, e gjeta të lidhur në shtëpi

Gruaja dhe i biri akuzohen për vjedhje, Spartak Dobi: Nëna mos të përfshijë djalin, e gjeta të lidhur në shtëpi

Spartak Dobi, babai i 20-vjeçarit të arrestuar Havier Dobi ende nuk e beson se diçka e tillë ka ndodhur në shtëpinë e tij. “Policinë e gjeta këtu, djali ishte i lidhur. Më thanë që jot shoqe me djalin kanë vjedhur”, tregon ai.

I përndjekur politik dhe i burgosur për 17 vite ai tha për A2 CNN se nuk ka qenë në dijeni të vjedhjeve nga ana e bashkëshortes së tij dhe se mohon kategorikisht përfshirjen e të birit në krim.

Ai tha se po ta dinte diçka të tillë do ishte i pari që do e kishte denoncuar. “Po të isha i kisha çuar vetë me thes. Merrini këto para që i gjeta te shtëpia ime, se kush i ka futur nuk e di”.

Ndërkohë Havier Dobi, në një letër dërguar babait të tij thotë se nuk do t’ia falë të ëmës ngjarjen e ndodhur dhe se ai nuk ka lidhje me të. I ati dyshon se është bashkëshortja e tij që ka keqpërdorur djalin, ndërsa duhej të merrte përsipër krimin. Sipas tij Rozeta merrte rreth 80 mijë lekë në muaj për punën që bënte në disa banesa.

“Ajo merrte 800 mijë muaj, punonte në 2 vende pune. Nuk e di si “iu ka prish radakja”, por do të dalë. Unë kam hall tani, të shpëtoj djalin. Ajo nuk e pranon, thotë “jemi një grup”. Pse? Djali deklaron që nuk ka vjedh gjë djali, ti pse nuk tregon drejt? Pse nuk e merr vetë përsipër? Ta shpëtosh djalin? Sepse për atë më vjen keq, e kam arritur me kothere buke”, thotë ai.

Rozeta dhe Havier Dobi u arrestuan në fundjavë pasi në tubin e ajrimit të kuzhinës së tyre u gjetën mbi 400 mijë euro të vjedhura. Denoncimi u bë nga Alda Klosi dikur shefe kabineti e Arben Ahmetaj kur ishte zv.kryeministër, ish-drejtoreshe koncesionesh, aktualisht ne Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ajo ka deponuar se 120 mijë eurot qe ju vodhën, ishin kursime të mbledhura për kurimin e xhaxhait të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori