LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet derbi: Milani kalon në epërsi ndaj Romës

Zhbllokohet derbi: Milani kalon në epërsi ndaj Romës

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Romës në derbin që po luhet në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Ndeshja filloi mjaft furishëm, me dy skuadrat që tentuan të krijonin raste për të shënuar.


Por, goli i epërsisë u shënua pas gjysmë ore lojë, dhe janë Rossonerët ata që kanë tundur rrjetën e Giallorossëve.

Sandro Tonali e gjeti për mrekulli Pierre Kalulu, që realizoi për 1-0 me një gjuajtje me kokë. /Telegrafi/

https://twitter.com/spotify_sami/status/1612182609496543232