LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Asnjë premtim i realizuar nga Qeveria Kurti në dy vjet – nuk ka Fond Sovran e Bankë Zhvillimore dhe asnjë investim kapital

Bajrami: Asnjë premtim i realizuar nga Qeveria Kurti në dy vjet – nuk ka Fond Sovran e Bankë Zhvillimore dhe asnjë investim kapital

Deputetja e Lidhje Demokratikë të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi sipas saj, nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë.

14 shkurtin e 2021-së, ditën kur u mbajtën zgjedhjet, Bajrami e ka quajtur si aksidenti më i madh i pasluftës.

Ajo thotë se rezultatet e Qeverisë Kurti i dinë 95 për qind e popullsisë që janë me borxhe e kredi, duke përmendur çmimet e ushqimit, krizën me energji, mungesën e Fondit Sovran e Bankës Zhvillimore, punësimet partiake, gjendjen e shëndetësisë.


Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar: Energjia është më e shtrenjtë edhe pse ende flemë mbi qymyr; Produktet bazë edhe sot e kanë normën e TVSH-së 8 për qind, respektivisht 18 për qind, e çmimet janë dyfish me të larta se para një viti; Fuqia blerëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet; Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë; Prej 160 qertheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë filluar”, shkruan Bajrami në profilin e saj në Facebook.

“Nuk ka banesa për qiftet e reja; Nuk ka Fond Sovran, Nuk ka Bankë Zhvillimore, Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë, Dhjetëra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqve e dashamirëve – KORRUPCION; Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter; Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione; Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi; Shëndetësia ka degraduar dhe sot është në kolaps, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve; Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopuar edhe projektet që kanë qenë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite; dhe 80 për qind e pozitave të larta në institucione me ushtrues detyre”, shton ajo.

Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës ka paguar 50 milionë euro energji elektrike për komunat veriore, derisa shtoi se Bajram Çerkini, babai i një të pagjeturi, nuk ka rrymë në zyrë.

“Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i Shoqatës së Personave të Pagjetur ‘Zëri i Prindërve’, ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria”, ka përfunduar Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori