LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora nuk i ndal paraqitjet provokuese nga pushimet në Karaibe, ndërsa paralajmëron rikthimin në muzikë gjatë janarit

Rita Ora nuk i ndal paraqitjet provokuese nga pushimet në Karaibe, ndërsa paralajmëron rikthimin në muzikë gjatë janarit

Ajo ka shijuar së fundmi disa pushime të mira në ishullin St Barts.

Dhe postimet e Rita Orës në rrjetet sociale për udhëtimin e saj luksoz kanë vazhduar edhe në vitin e ri, ku nuk munguan si gjithmonë paraqitjet provokuese me bikini.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, i dha shikimin e saj më të zjarrtë kamerës teksa po pozonte në resortin luksoz ku po qëndron, shkruan DailyMail.


Rita ndau një mori fotografish me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku festoi publikimin e ardhshëm të këngës së saj më të re.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Java ime e parë e 2023 (pjesa 1) duke dëgjuar këngën time të re çdo ditë! Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni!”.

Teksa dukej sensacionale, Rita e dokumentoi kohën e saj në ishullin e Karaibeve me fotografi si nga plazhi, ashtu edhe nga momenti kur ajo ka shijuar festa me njerëzit e saj të dashur.

Një fotografi tregonte vetëm trupin e Ritës me fytyrën e saj të prerë, duke u dhënë fansave pamje të plotë të fizikut të saj të tonifikuar nga një kënd lart.

E veshur me një mbulesë blu në dizajnin rrjetë dhe bikini të bardha dypjesëshe të Ritës, kjo paraqitje e saj bëri që pasqyrohet çdo centimetër i kornizës së saj të trupit.

Një tjetër fotografi e sinqertë e Ritës e tregoi atë të veshur me një kostum me grep ngjyrë portokalli të gërshetuar me një shall në modë mbi flokët e saj.

Ajo shfrytëzoi rastin për të bërë një pozë me veshjen tërheqëse, e cila karakterizohej me prerje në gjoks dhe në mes, duke ekspozuar figurën e jashtëzakonshme trupore të Ritës.

Një nga zgjedhjet e tjera të veshjeve ishte po aq e rrezikshme, me Ritën që i linte pak vend imagjinatës me një mini fustan të zi me lidhëse, i cili tregonte belin e saj të vogël, gjoksin e saj dhe këmbët e tonifikuara.

Ajo gjithashtu publikoi disa fotografi me veshjen e saj të zezë, të tejdukshme prej dantelle për natën e Vitit të Ri, e cila tregonte gjithashtu fizikun e saj të tonifikuar.

Këngëtarja ka qenë aktive në rrjetet sociale ditët e fundit, duke postuar një sërë fotosh magjepsëse nga plazhi nga pushimet në St Barts, duke veshur një sërë ansamblesh dypjesëshe teksa ndodhet në rërën e plazhit.

Rita ka një fillim të fortë në vitin 2023 pasi ajo postoi një klip në rrjetet sociale të martën, në të cilin shihej së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë një shfaqje fishekzjarresh.

Videoja u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së saj të re, ndërsa në mbishkrimin e saj kishte theksuar: “Befasi, unë po kthehem, You Only Love Me XX/01/23”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)